Përgjimet telefonike, arrestohet Rebekah Brooks
LONDËR- Rebekah Brooks, ish-drejtoresha e degës britanike të kompanisë "News Corp" të Rupert Murdoch, është arrestuar sot në kuadrin e hetimit policor lidhur me skandalin e përgjimeve, 48 orë pas dorëheqjes së saj në skandalin e përgjimeve të realizuara nga një gazetë të cilën ajo e drejtonte, i konfirmoi AFP-së një zëdhënës i policisë i ngarkuar me komunikimin.
"Rebekah kishte një takim me policinë, në të cilin shkoi me vullnetin e saj. Ajo është arrestuar sapo mbërriti në komisariatin e policisë", deklaroi zëdhënësi i policisë, David Wilson.
Filiali britanik i kompanisë Murdoch, News International, ku ajo ishte drejtoreshë deri në dorëheqjen e saj të papritur të premten, nuk bëri asnjë koment.
Ky është i dhjeti arrestim që bëhet në kuadrin e hetimit të rihapur në janar lidhur me skandalin e përgjimeve telefonike të praktikuar anë shkallë të gjerë që prej viteve 2000 nga News of the World (NotW), tabloidi i famshëm i News Corp, ku Brooks ka qenë kryeredaktore.
Dorëheqja e Brooks ishte kërkuar nga e gjithë klasa politike britanike dhe nga disa investitorë brenda kompanisë News Corp.
Rebekah Brooks mendohet të paraqitet të martën përpara një Komisioni të mediave dhe të Dhomës së Komuneve. Deputetët që e formojnë atë parashikojnë ta pyesin atë veçanërisht nëse ajo ishte në dijeni të përgjimeve, gjë që ajo e përgënjeshtron.
Skandali i News of the World ka marrë një gamë të paprecedentë që prej zbulimit më 4 korrik të faktit se celulari i një nxënëseje të zhdukur, më tej të vrarë, ishte përgjuar nga tabloidi.
(m.a/afp/BalkanWeb)