96 vjet drejtesi, Topi kerkon profesionalizem

Ne diten e 96 vjetorit te krijimit te sistemit te drejtesise ne vendin tone, Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka organizuar nje pritje ne Pallatin e Brigadave per njerezit e drejtesise.
Gjate fjales se tij, kreu i shtetit ka falenderuar gjykatesit, prokuroret dhe policine per kontributin e dhene ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi gjate 96 viteve jete. Ne vijim, ai ka vene theksin ne piken me delikate te drejtesise shqiptare, e cila shpesh here perfaqeson edhe interesat politike.
Topi eshte shprehur se nuk eshte e lehte te besh drejtesi, por sipas tij politika duhet te qendroje larg ketij pushteti. “Pavaresisht debateve dhe perplasjeve mes institucioneve, drejtesia duhet te jete objektive”, theksoi para te pranishmeve Presidenti i Republikes, Bamir Topi.