E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtator, arsimi i detyruar qe 5 vjec

Ne shtator do te celen 50 klasa te vecanta, per femijet qe nuk kane qene ndonjehere ne kopshte

Nxenesit qe do te hyjne ne klasat e para, nuk do te duhet te kene mbushur detyrimisht 6 vjet, por kjo moshe do te reduktohet ne 5 vjec. Ideja eshte hedhur pak kohe me pare nga specialiste te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, ndersa pritet te hyje ne fuqi ne fillim te vitit shkollor 2009-2010. Sipas shifrave zyrtare te dala nga studimet qe kane kryer ne terren specialistet, rezulton se rreth 30 per qind e femijeve 5-6 vjecare nuk frekuentojne kopshtet, te cilat jane si nje ure drejt arsimit te detyrueshem.

Projekti

Ministria e Arsimit dhe e Shkences e ka pare te arsyeshme, qe femijet te cilet kurre s'kane frekuentuar kopshtin, te trajtohen ne klasa te vecanta. Per kete vit eshte menduar hapja e 50 klasave prane shkollave 9-vjecare, ne qytete e fshatra. Rreth 25 femije per cdo klase do te marrin njohurite e munguara ne komunikim, gjuhe shqipe dhe edukate qytetare. Pra, behet fjale pikerisht per kategorine e femijeve qe nuk kane shkuar asnjehere neper kopshte, per te marre dijet paraprake. Sikurse behet e ditur, mesimi i ndertuar ne forme lojerash do te zhvillohet nga ora 8 deri ne 1 te mesdites. "Per edukimin e ketyre vogelusheve, do te perzgjedhim edukatoret me te mire, ne menyre qe nxenesit te asimilojne ato dije qe nuk kane mundur t'i marrin ne institucionet e arsimit parashkollor, dhe kjo te mos lere gjurme ne formimin e tyre", shprehen specialistet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Kesisoj, eshte menduar fillimisht qe pilotimi i ketij projekti te realizohet ne shkollat e Tiranes, Korces dhe Vlores, sepse keto rrethe do te kene numrin me te madh te klasave per edukimin e femijeve, qe frekuentojne arsimin parashkollor.

Studimi

Kategoria e femijeve qe nuk kane kryer arsimin parashkollor, rezulton me e prapambetura ne arsim. Sipas studimeve qe kane kryer specialistet e fushes, ka dale se femijeria e tyre kalon ne shtepi me gjysherit apo te afermit e tjere. Gjithashtu, ata nuk ingranohen ne aktivitete te tjera, qe t'i pergatise per arsimin e detyrueshem. Keshtu, ata behen pre e jetes sedentare. Nxitur nga keto rezultate te pakenaqshme, krahasuar me vendet e tjera te Evropes, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka vendosur qe arsimi i detyruar te nise qe ne moshen 5-vjecare. Por, pervec "analfabetizmit" ne arsimin parashkollor, mesohet se shqetesues eshte edhe analfabetizmi ne arsimin e detyrueshem. Pak kohe me pare, Federata e Sindikatave te Arsimit e Shkences dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, ngriten shqetesimin per fenomenin e analfabetizmit ne shoqerine tone. Sipas tyre, me shqetesues ky fenomen eshte ne Tirane, kryesisht ne zonen e Kamzes nga nxenes dhe familje te ardhura kryesisht nga zonat verilindore, ne rrethin e Fierit, Elbasanit dhe te Korces.

L.Ndoka

Strategjia e arsimit parauniversitar

Ndryshimet qe po behen kohet e fundit, lidhen me strategjine e arsimit parauniversitar 2009-2015. Ne kete strategji, synohet ulja ne maksimum e nivelit te analfabetizmit, rritja e nivelit te nxenesve, por edhe cuarja perpara e arsimit parauniversitar, si i domosdoshem per pergatitjen e nxenesve qe do te perballen me klasen e pare te arsimit te detyrueshem. Ne kete menyre, synohet qe arsimi ne vend, te marre permasa te kenaqshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›