E Diel, 1 Nëntor 2026

97 vjetori i Forcave të Armatosura, Imami dekoron 12 ushtarakë të lartë

TIRANE- 97 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura është shoqëruar dhe me dekorime nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami për 12 ushtarakë të lartë që dhanë kontributin e tyre në mbrojtje të vendit. Gjatë zhvillimit të kësaj ceremonie, ministri Imami u shpreh se hyrja e Shqipërisë në NATO është kontribut i këtyre personaliteteve dhënë prej vitesh në forcimin e ushtrisë shqiptare.

“Sot vendi ynë është anëtar i NATO-s por në themelet e kësaj aleance, në themelet e forcimit të ushtrisë shqiptare qëndron kontributi i këtyre njerëzve të shquar” theksoi Imami.

Në dekorimin e këtyre personaliteteve të rëndësishëm ishin të pranishëm familjarë e të afërm. Vlerësimi shkon për të gjithë ata që qëndrojnë në themelet e forcimit të ushtrisë shqiptare ndër vite.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›