E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trishtimi i Charli Chaplin vinte nga e ema

MILANO- Shkruante dirigjonte dhe recitonte në majë të gishtave, duke u shfaqur para publikut të tij me ironi dhe trishtim. Fytyra e vërtetë e malinkonisë së Charli Chaplin, ikonës së kinemasë së shekullit XX, nuk ishte gjendja e dehur e të atit, ndarja e prindërve të tij, apo varfëria e familjesa. Sipas Stephen Ëeissman, një psikiatër amerikan, autor i librit «Chaplin, a life», personi që inspiroi historitë e vagabondit Charlot ishte nëna e tij Hannah, që për të mbijetuar punonte si prostitutë, derisa u prek nga sëmundja e sifilizit.

E portretizuar nga vetë artisti si një grua e dashur dhe e suksesshme, Hannah, emri i artit i së cilës ishte Lily Harley, u detyruar për një kohë të gjatë të shiste trupin e saj, për të mbledhur paratë e nevojshme për rritjen e fëmijëve të saj Sindy dhe Charlin e vogël.

Në ato kohë u prek nga sëmundja e sifilizit. Një histori që Charli i vogël nuk arriti kurrë ta harronte, por nuk deshi as ta kujtojë kurrë.

Në biografinë e Charli Chaplinit të publikuar në vitin 1964, nuk mundën kurrë të bëjnë publike detaje nga jeta e tij.
(m.a/corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›