Krujë, gërmimet për ndërtimet e reja, 10 shtëpi në rrezik
KRUJE- Dhjetë shtëpi dhe dy pallate në Krujë rrezikohen nga shembja. Shkak janë bërë gërmimet e një firme ndërtimi të cilat kanë prekur themelet e ndërtesave të tjera.
Madje muret e dy shtëpive pranë gropës së hapur janë shembur ndërsa rreth 120 banorë japin alarmin se rrëshqitja e dheut rrezikon edhe shtëpitë e tjera.
Nata është pjesa më e vështrirë ëpr këta banorë të cilët detyrohen të flenë me radhë për të qenë të gatshëm në rast rreziku.
Punimet kanë nisur prej muajsh dhe vazhdojnë pa ndërhyrjen më të vogël nga autoritetet përkatëse apo specialistët të cilët duhet të vlerësojnë jo vetëm banesat por edhe banorët që jetojnë në to.
(e.n/news24/BalkanWeb)