E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësmi në NATO, i hapet rruga Malit të Zi

BRUKSEL- NATO i ka ofruar sot Malit të Zi një plan punë për anëtarësimin në aleancë, por nuk e ka bërë këtë edhe për shtetin fqinj të Ballkanit, Bosnjën, për të vitin u shpreh se ka nevojë për reforma të mëtejshme demokratike dhe një ushtri më efektive.

Anëtarësimi për Malin e Zi, mund të kërkojë kohë ndërkohë që ish-republika sovjetike me një popullsi prej 650 mijë banorësh duhet fillimisht të përmbushë një seri kriteresh të Planit të Punës për anëtarësim në NATO, plan pune për anëtarësim.

Si Mali i Zi po ashtu edhe Bosnja janë pjesë e Programit të Partneritet për Paqe, platformë për vendet që shpresojnë anëtarësimin në NATO, aleancë ushtarake e përbërë nga 28 vende anëtare.

"Malit të Zi i është plotësuar kërkesa për të qenë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim dhe një mesazh i qartë i është dërguar edhe Bosnje-Hercegovinës", deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s.
"Bosnje-Hercegovina do të jetë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim pasi të arrijë progresin e nevojshëm në reformat e kërkuara", theksoi ai gjatë një konference për shtyp.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›