E Shtunë, 31 Tetor 2026

99-e vjetori i themelimit te Ushtrise Kombetare Shqiptare

Ministria e Mbrojtjes organizone nesër mbrëma një koncert madhështor me kënge epike të risjella në një kontekst skenik modern në Pallatin e Koncerteve. Koncerti organizohet me ratin e 99 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe mbajtjes së Ministralit të A5-së. Drejtori artistik i këtij eventi Vaso Tole na bën me dije se ky koncert me muzikë popullore tradicionale shqiptare risjell në skenë gjini dhe tipologji muzikore, të cilësuara si perla të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Ndërkohë që etnografja, Afërdita Onuzi thotë se krahas interpretimit të perlave burimore të traditës sonë të vyer një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe kostumografisë.
Regjisori i këtij eventi muzikor është Pali Kuke dhe një ekzekutim skenik nga ana grafike është unik dhe vjen nga dizenjues të njohur të Hollivudit. Programi është i fokusuar tek këngët epike legjendare, heroike, këngë, kërcime pa muzikë dhe larmia e formave dhe varianteve të iso-polifonisë. Nuk do të mugojnë dhe valle të ndryshme si dhe rënia e veglave magjike të fyjeve. Koncerti është realizuar me kujdesin e veçantë të Ministrit të Mrojtjes Arben Imami.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›