elet ne Elbasan Festivali Nderkombetar i Teatrove
Në Elbasan është çelur edicioni i 13-të i festivalit të teatrove nga shumë shtete të Evropës. Ky eveniment është kthyer në traditë tashmë prej shumë vitesh. Edhe pse teatri “Skampa” ende nuk ka përfunduar, organizatorët kanë planifikuar ta zhvillojnë atë në ambiente të ndryshme të qytetit si në kinema “Millenium”, universitet, hamami i Elbasanit, Real Skampis etj.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në kinema “Millenium”. Drejtori i festivalit, regjizori Adonis Filipi ka përshëndetur trupat pjesmarrëse dhe ka falenderuar artëdashësit elbasanas për pjesmarrjen dhe mbështetjen që po i japin festivalit
Kryetari i bashkisë, në cilësinë e presidentit të këtij festivali, Qazim Sejdini, u shpreh se bashkia do të vazhdojë të mbështesë evente të tilla dhe se teatri “Skampa” do të përfundojë brenda këtij viti për të qenë i gatshëm për realizimin e shfaqjeve dhe programacioneve vitin e ardhshëm që përkojnë edhe me 100-vjetorin e pavaraësisë.