E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brezi XL ne Shqiperi

Jo vetëm kequshqyerja por edhe mungesa e aktivitetit fizik kanë alarmuar specialistët.
Më shqetësues, sipas tyre, është fakti që gjithnjë e më shumë po preken fëmijët, kjo pasi çrregullimet më të zakonshme takohen në fëmijëri.

Të ecësh, të vraposh, të shëtisësh me biçikletë.

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se ushtrimet fizike ndikojnë për një jetë të shëndetshme më të gjatë, më të mirë dhe më të zgjuar.
Por dy dekadat e fundit shohim se brezi i ri është i prirur drejt mbipeshës dhe obezitetit. Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, lëvizjet e shpeshta me makina, përzgjedhja e telvizorit më shumë se aktiviteti sportiv kanë alarmuar specialistët e për rreziqet shëndetësore që vijnë nga kjo. Më shqetësues, sipas tyre, është fakti që gjithnjë e më shumë po preken fëmijët, kjo pasi çrregullimet më të zakonshme takohen në fëmijëri.
Tashmë është fakt i njohur se njerëzit që merren rregullisht me sport jetojnë deri në 4 vjet më gjatë se njerëzit që bëjnë pak, ose asnjë lloj ushtrimi fizik si dhe bëjnë një jetë më cilësore. Ushtrimet e rregullta fizike i ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga tensioni, diabeti dhe mbipesha trupore. Kohët e fundit vihet re një ndërgjegjësim të njerëzve jo vetëm për kujdesin estetik, por veçanërisht për atë shëndetësor ndaj dhe i janë drejtuar palestarve apo vrapimeve në natyrë.

Mungesa e specialistëve është një problem më vete, sepse vetëm vitet e fundit është hapur fakulteti përkatës në universitetin e sporteve që do të diplomojë së shpejti instruktorët që do të japin këshilla të specializuara për njerëzit në nevojë.

Por për të gjithë ata që duan një këshillë emergjente për tu kujdesur për trupin e tyre, mjafton që 3 herë në javë për 20 minuta ti përkushtohen aktivitetit fizik sepse në fund të fundit çfarë tjetër është më i rëndësishëm se shëndeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›