Dita e flamurit, festë në kryeqytet

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja Anila Bisha bëri me dije programin që bashkia do të ndjekë nesër në kuadër të festimeve, ku sheshet kryesore do shndërrohen në qendra argëtimi për të rritur e fëmijë, panaire, këngë, animacione, shfaqje cirku, valle tradicionale e gjithçka tjetër që pritet të sjellë atmosferë të vërtetë festive këtë fund nëntori.
Në rrugën “Murat Toptani”, do të çelet panairi “Blej Shqip”, ku do të ekspozohen dhe tregtohen produkte shqiptare. Po ashtu, Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave përgjatë rrugës pedonale.
Edh fëmijët do të jenë pjesë e rëndësishme e festimeve për 28 Nëntorin. Sipas Bishës, në parkun “Rinia”, trupa e cirkut do të shfaqë premierën “Thesaret e Cirkut”. Teatri i Metropolit do të luajë një pjesë për vogëlushët në terren të hapur dhe fëmijët që prej kohësh ndjekin kurse artistike pranë qendrës “TEN”, do të performojnë një kolazh këngësh, vallesh popullore, pjesë me violinë, kitarë etj.
Në bashkëpunim me Liceun Artistik, do të organizohet një ekspozim pikture interaktive, me temë “Shqipëria ime”. Aktiviteti do të shoqërohet nga Kori i Fëmijëve të liceut dhe instrumentistët e Kameratës së Tiranës.
Për herë të parë vijnë në mënyrë origjinale protagonistët e pavarësisë së Shqipërisë. Aktorët e Teatrit të Metropolit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, do të interpretojnë Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Murat Toptanin, Marigonë etj. Kushdo që ka dëshirë të ketë një foto me këto personazhe, mund ta realizojë në këndin e fotografisë para Galerisë Kombëtare të Arteve, ku do të shfaqet me aparaturë tradicionale, jo dixhitale, në ambient të hapur, filmi “Nëntori i dytë”.
Atmosfera festive do të kulmojë me koncertin e madh në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur shqiptarë.
/Start/E.B/
2011-11-27 18:58