Pranga tre mësuesve për korrupsion

Ata akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funkione publike si dhe shpërdorim detyre. Në kuadër të këtij operacioni, u arrit identifikimi dhe kapja e tyre në Paskuqan dhe në afërsi të rrugës “Siri Kodra” në Tiranë.
U mor masa e arrestit në flagrancë për shtetasit Bashkim Allman Leti, 40-vjeç, banues në Martanesh, me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, Kadri Hasan Gjoni, 48-vjeç, banues në Tiranë, ish-drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, aktualisht me detyrë mësues i lëndës së Historisë në Shkollën 9–Vjeçare Yzberisht si dhe Sajmir Met Levonja, 36-vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri–tjetrin, pasi merrnin kontakte me persona të interesuar të cilët nuk kishin përfunduar shkollën dhe të interesuar për të marrë dëftesa të shkollës së mesme, shtetasit e sipër cituar ia mundësonin këtë shërbim, kundrejt përfitimit të shumave të parave që variojnë nga 200 000 deri më 400 000 lekë të rinj.
Gjatë ecurisë së hetimit, ka rezultuar se, shtetasi Sajmir Levonja, bënte të mundur gjetjen e personave të interesuar për të përfunduar shkollën e mesme ndërsa dokumentacionin përkatës, j’a dorëzonte shtetasit Kadri Gjoni, ish Drejtor pranë Shkollës së Mesme “Jani Fullani”, i cili duke shfrytëzuar më pas lidhjet miqësore me shtetasin Bashkim Leti, aktualisht Drejtor pranë kësaj shkolle, realizonin në bashkëpunim nxjerrjen e diplomave të shkollës së mesme dhe vertetime të ndryshme pranë kësaj shkolle.
Ndërkohë, nga kontrolli i banesës së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente shkollore të personave për aplikim për studime të shkollës së mesme, vërtetime të ndryshme shkollore, një shumë e konsiderueshme parash, të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, etj.
Dokumentacionet e gjetura të sekuestruara dhe materialet hetimore e proceduriale ju dërguan Njësisë Task Forcë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. /Start/
2011-11-28 08:51