Murinjo s'i beson Romës: Është skuadër për titull
ROME-Deri dy vjet më parë ishte një përballje për titull, me Romën që ishte skuadra e vetme rivale për Interin. Ndërsa sezonin e shkuar polemikat mes Murinjos dhe Ranierit ishin një "ushqim" i përditshëm për mediat italiane, ashtu si rivaliteti Inter-Juve. Por, sot në mbrëmje do të jetë një sfidë komplet tjetër. Në "San Siro" përballen kampionët zikaltër me Romën e Ranierit, një sfidë prestigji mes dy prej skuadrave më të mëdha italiane. Interi është ai i zakonshmi, një ekip që dominon skenën e Serisë A, ndërsa verdhekuqtë janë ende në kërkim të një identiteti. E megjithatë Murinjo nuk i beson kësaj situate. "14 pikët diferencë mes Interit dhe Romës nuk janë të vërteta. Roma ka shumë cilësi dhe është një skuadër për titull kampion duke parë elementët që ka në organikë", deklaron trajneri portugez. Gjithsesi, sytë e të gjithëve janë te përballja e Murinjos me "armikun" Ranieri. "E respektoj Ranierin si person dhe si trajner, - u shpreh "The Special One". - Polemikat mes nesh? Në të ardhmen mund të ndodhin sërish, por unë e respektoj për punën e tij".
Ndeshje e madhe
Për Murinjon, ndeshja e sotme në "San Siro" është nga ato të mëdhatë e futbollin italian. "Ne jemi duke ecur mirë që nga fillimi i sezonit, ndërsa ata kanë patur disa probleme, - tha tekniku portugez. - Megjithatë, më duhet të them se Roma ka një skuadër të madhe, ka lojtarë që më pëlqejnë shumë. Është kjo arsyeja përse mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk e di se çfarë skuadre do të kem përballë, megjithëse Ranieri është një trajner që luan me sistemin 4-4-2. Këtë ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij. Por, e di që kanë disa probleme dhe këtë herë mund të luajnë në formë rombi". Interi vjen në ndeshjen e sotme pas fitores së madhe të arritur në Kiev kundër ukrainasve të Dinamos. "Tani dikush më thur elozhe, por është i njëjti gabim kur thonë se nuk jam trajner, por komunikator, megjithëse kam fituar 14 tituj. Mua personalisht, fitorja në Kiev nuk më thotë asgjë. Fituam vetëm një ndeshje dhe duket sikur jemi bërë kampionë Evrope. Dakord, e përmbysëm rezultatin në fund dhe ishte një sensacion fantastik. Por, nuk jemi ende kualifikuar për në të tetat e finales, kështu që mund të dalim të parët në grup, të dytët ose të tretët dhe të shkojmë në shtëpi. Mund të ndodhë gjithçka, kështu që nuk e kuptoj këtë gjendje euforie", u shpreh Hoze Murinjo.
Champions
Por, Murinjo ka shumë gjëra për të thënë për Champions League, një kompeticion që nuk fitohet prej 45 vjetësh nga Interi. "Grupi ynë ndryshe nga të tjerët, është shumë i ekuilibruar dhe i vështirë, - thotë portugezi. - Nuk mund ta themi me siguri as nëse do të luajmë në Europa League. Na presin edhe dy ndeshje në grup dhe kemi 66 mundësi në 100 që gjithçka të vendoset në javën e fundit". Më pas Murinjo ndalet edhe te momenti i Samuel Eto: "Është e vërtetë që në Champions League ende nuk ka shënuar, por do ta bëjë. Madje do ta bëjë në një moment të rëndësishëm për ne". Por, mesazhi i Murinjos duket se ka synim pikërisht uljen e euforisë. "Para ndeshjes me Romën nuk dua që futbollistët të zbresin në fushë me fitoren e Kievit në xhep. Më përpara nuk fitonim prej 8 ndeshjesh, tani nuk humbasim prej 4 ndeshjesh. Asgjë më shumë", tha ai.
(d.b/BalkanWeb)