QSUT, mungon kontrasti, pacientet pa ekzaminime
Prej nje kohe te gjate pacientet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" nuk mund te kryejne nje sere ekzaminimesh, te cilat kryhen me kontrast. Keshtu pacientet te cilet duhet te kryejne elektromielogramin (EMG), qe ka te beje me matjen e percueshmerise se sistemit nervor periferik, ajo motore apo sensitive, si dhe percaktohen diagnoza te rendesishme qe kane te bejne me patologjine e sistemit nervor, nuk mund te ekzaminohen. Pacientet kete lloj sherbimi mund ta kryejne vetem ne klinikat private dhe me pas, te konsultohen me mjeket dhe specialistet e QSUT-se. Po keshtu per shkak te mungeses se kontrastit, nuk mund te kryhen as analizat e trombozave ne kembe si dhe ato te tiroideve. Per sa i perket ketij fakti, Drejtoria e QSUT-se ka pohuar se kjo situate eshte per shkak te mos levrimit te buxhetit, ne kete fillim viti. Nderkohe per sa i perket mungesave te muajve me pare, fakti eshte justifikuar me mungesen e tendereve te pakryer gjate vitit te kaluar si dhe procedurave te prokurimeve, qe kishin mbetur pa perfunduar. Kjo ka bere qe pjesa me madhe e pacienteve, t'iu drejtohen klinikave private, kurse ai pak furnizim qe eshte marre gjate ketyre muajve eshte perdorur vetem per rastet urgjente. Nga ana tjeter burime te sigurta te QSUT-se pohojne se ende nuk dihet, se kur do te behet furnizimi me kontrast i farmacive qendrore dhe me pas, i laboratoreve qe kryejne keto lloj ekzaminimesh te shtrenjta, te cilat nese kryhen ne forme skaneri kushtojne 12.500 leke.