Vlore, rishfaqet meningjiti tek nje foshnje 7 muajsh
Pothuajse ne te njejten periudhe, ashtu si edhe vitin e kaluar eshte rishfaqur meningjiti, semundja e rende e cila nese nuk kapet ne kohe dhe nuk kurohet, mund te jete vdekjeprurese. Ka qene pikerisht nje foshnje 7 muajsh ne qytetin e Vlores, qe ka shfaqur shenja te ngjashme me ato te gripit, por pas ekzaminimit, mjeket kane konstatuar se kane te bejne me meningjit dhe jo me me viroze gripale."E ndersa virozat dhe gripi vijojne te jene shqetesuese, reparti i pediatrise ne Infektiv, eshte alarmuar pas prezantimit te nje femije 7 muajsh, me meningjit" ka pohuar shefi i pediatrise ne spitalin e Vlores, Fatmir Brahimaj. Sipas tij, gjendja shendetesore e femijes ka qene vertet e rende. "Rasti i femijes shtate muajsh, ka qene edhe i pari, per sa i perket meningjitit ne qytetin tone. Pas largimit te femijes i gjithe reparti i pediatrise eshte dezinfektuar" ka pohuar mjeku pediater Brahimaj. Sipas tij, nje tjeter problem i ketyre diteve eshte rritja e rasteve te te vegjelve, te cilet paraqiten ne spital per shkak te virozes gripale."Femijet e paraqitur kryesisht vijne me temperature te larte dhe probleme gastro-intestinale. Kjo ka bere qe pediatria e Vlores kete fillim muaji, te jete me kapacitete te plota, ku jane mbushur te 45 shtreterit qe ajo ka ne sherbimin e saj" pohojne mjeket e qytetit. Cdo dite jane mbi 30 femije, te cilet paraqiten ne repartin e pediatrise, pervec atyre qe shkojne ne qendra shendetesore, apo ambulancen qendrore te qytetit.
Mjeket pediater kane kujtuar gjithashtu se ne kete situate, nuk ka vlere vaksina anti-grip, ku ka pasur shume prinder te cilet kane nxituar ta blejne, kjo edhe nga reklama qe u kane bere farmacistet, kesaj vaksine ne kete periudhe. Ne fakt tashme vaksina nuk luan asnje efekt mbrojtes tha Brahimaj, pasi ajo duhej bere tek femijet rreth dy muaj apo minimalisht nje muaj me pare. Per sa i perket rastit te meningjitit, ai eshte rishfaqur kete vit pas 13 rasteve te vitit te kaluar, ku nje grua 54 vjece nga qyteti i Durresit, humbi jeten nga kjo semundje, nderkohe qe rasti i pare u shfaq tek dy motra, nga qyteti i Pogradecit.