A do ta hapë Rasmuseni NATO-n ndaj Islamit?
Anders Fogh Rasmuseni, më 1 gusht të këtij viti, u bë sekretari i 12-të i Përgjithshëm i NATO-s. Porosia, që Rasmuseni e përcolli gjatë konferencës për shtyp, zhvilluar më 12 gusht, është pritur me kërshëri, për shkak të imazhit të tij negativ që gëzon në botën islame. Rasmuseni, i cili zëvendësoi Jap De Hup Sheferin, do të jetë Kryeministri i parë i një shteti që do ta mbulojë funksionin më të lartë civil në Aleancë.
Gjatë periudhës sa ishte Kryeministër i Danimarkës, Rasmuseni joshi vëmendjen me politikat dhe hapat e tij kundërthënës, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për luftën në Irak dhe marrëveshjen nga ana e SHBA-së të të burgosurve në bazën e Guantanamos. Krahas imazhit të tij negativ në botën islame, pas krizës në lidhje me karikaturat e profetit Muhamed, e cila shpërtheu në shtator të vitit 2005, Rasmuseni nuk është pëlqyer as në Turqi, për shkak të refuzimit të tij për të mbyllur kanalin televiziv "Raj TV", për të cilin Turqia ka argumentuar se përkrah terrorizmin dhe për shkak të ngurrimit të tij për të mbështetur ambiciet e Turqisë për anëtarësim në BE.
Për shkak të këtyre arsyeve, Turqia ka kundërshtuar fuqishëm kandidaturën e Rasmusenit për kryesues të NATO-s. Në samitin e Aleancës, i cili u zhvillua në prill dhe ku mori pjesë edhe Presidenti turk, Abdullah Gul, Turqia shpalosi kundërshtimin e saj. Sidoqoftë, kriza u zgjidh, pasi Turqia u bind të tërheqë kundërshtimin e saj, për shkak të mbështetjes së fuqishme të Rasmusenit nga shtetet e tjera.
Rasmuseni, i cili është akuzuar se ka minuar imazhin paqësor të Danimarkës, me dërgimin e ushtarëve në Irak dhe Afganistan, i dërgoi një porosi konstruktive botës islame, pasi që u bë e qartë se ai do të bëhet kryesues i NATO-s, e më pas e vizitoi edhe Turqinë. Rasmuseni, i cili shkoi në Stamboll për të marrë pjesë në Forumin e Dytë të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së, nënvizoi dialogun dhe marrëdhëniet me botën islame, gjatë fjalimit që mbajti në takim. Ankaraja mirëpriti edhe vendimin e tij për të emëruar ambasadorin e Danimarkës në Ankara, Jesper Vahrin, për drejtor të zyrës private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Gjatë konferencës për shtyp më 3 gusht, Rasmuseni foli për gjërat që kanë të bëjnë me ardhmërinë e NATO-s, duke përfshirë këtu Afganistanin, zgjerimin e NATO-s dhe strategjinë e re të aleancës. Sidoqoftë, ai dështoi që t‘i përcjellë një porosi të qartë botës islame. Ai theksoi se do të ndërmarrë të gjitha masat, për të ofruar siguri gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe provinciale në Afganistan, që zhvillohen më 20 gusht. Ai tha se qëllimi kryesor në Afganistan është sigurimi i zgjedhjeve të sigurta dhe transparente, duke shtuar se në periudhën afatgjatë, ai dëshiron që kompetencat për qeverisje t‘ua bartë përsipër autoriteteve afgane, pas vendosjes së sigurisë së plotë në vend.
Rasmuseni, i cili më herët kishte theksuar se është i hapur për dialog me elementët e moderuara në radhët e talebanëve, theksoi se joshja e përkrahjes nga shtetet në të dy anët e Atlantikut është thelbësore, për të vendosur sigurinë në Afganistan. Krahas Afganistanit, ai foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë. Duke nënvizuar se bashkëpunimi me Rusinë është një çështje e rëndësishme e sigurisë për NATO-n, ai shtoi se aleanca duhet të respektojë integritetin territorial të shteteve, të cilat kufizohen me Rusinë. Rasmuseni gjithashtu shpalosi edhe synimin e tij për të reduktuar numrin e ushtarëve në radhët e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ai madje mund të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së plotë të forcave nga ky rajon, duke theksuar se kushtet për këtë do të krijohen në të ardhmen e afërt. Rasmuseni është një politikan me përvojë. Për këtë arsye, nuk pritet që ai të përsëritë gabimet e bëra kundrejt botës islame, në funksionin e tij të ri. Rivlerësimi sipërfaqësor i konferencës së tij të parë për shtyp dëshmon se ai do të adaptojë politika radikale, me qëllim që të promovojë imazhin e tij dhe të përmirësojë marrëdhëniet me botën islame. Përqendrimi i vëmendjes së Rasmusenit, sa u përket marrëdhënieve mes NATO-s dhe botës islame, është i reduktuar në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin me aktorët e moderuar. Kjo qasje mund të parandalojë gabimet e tjera në marrëdhëniet e tij me botën islame, duke kufizuar marrëdhëniet me botën islame në rolin që do ta luajnë shtetet myslimane në luftën kundër terrorizmit, pa bërë përpjekje që të njoftohet me filozofinë islame.