BE, e pakënaqur nga anëtarët e rinj
Mesazhi për vendet-kandidate për në BE, Kroacinë, Turqinë dhe Maqedoninë, si dhe për vendet që presin në paradhomën e saj (BE-së), Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, është se ato duhet t‘i shpejtojnë reformat, në rast se duan që të fillojnë bisedimet zyrtare të anëtarësimit.
Kur Bullgaria dhe Rumania u bashkuan me BE-në, në vitin 2007, vendet e tjera anëtare të saj shprehën shqetësimin serioz, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në të dyja ish-shtetet komuniste, ndërkohë në njërin prej tyre, Bullgari, strukturat politike ishin pleksur aq shumë me grupet kriminale sa nuk dalloheshin më. Tani, 30 muaj mbas bashkimit të këtyre dy vendeve me BE-në, korrupsioni dhe mashtrimet, si dhe korrupsioni në përmasa të mëdha, vazhdojnë të mbesin probleme shqetësuese, vihet në dukje në raportet e fundit të BE-së, duke e vënë hapur në pikëpyetje vullnetin e liderëve politikë të këtyre dy vendeve për të kryer reformat, me synimin që të përballojnë këto probleme, theksohet në një analizë të publikuar ditët e fundit në portalin "Transition Online".
Raportet e fundit lidhur me progresin e bërë në sistemin gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit trajtohen si një goditje serioze, por jo e papritur, për Bullgarinë dhe Rumaninë, për të cilat opinioni publik në BE konsideron se u pranuan para kohe në klubin e vendeve europianoperëndimore, por edhe për vendet-kandidate për në BE, Kroacinë dhe Turqinë, bisedimet e anëtarësimit të të cilave janë ndërprerë për arsye që dihen. Sipas raportit, Bullgaria duhet të bëjë përmirësime në 21, kurse Rumania në 16 fusha, përfshi zbatimin e ligjeve të antikorrupsionit dhe forcimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor. "Ritmi i reformave nuk duhet të bjerë dhe ai duhet të mbështetet te konsensusi politik kombëtar, përfshi të gjitha partitë politike dhe institucionet, që të japë rezultate", vë në dukje presidenti i Komisionit Europian (KE), Zhoze Manuel Baroso, në raportin e fundit të KE-së, duke theksuar se "qytetarët në të dyja vendet (Bullgari dhe Rumani), ashtu si në të gjithë Europën, duhet ta ndjejnë se askush nuk është mbi ligjin. Shpresoj se qeveritë e të dyja vendeve do të kalojnë shpejt te realizimi i rekomandimeve konkrete të Komisionit Europian për kryerjen e reformave të kërkuara në fusha të caktuara", thekson presidenti i KE-së.
KE-ja ngriu (bllokoi) vjet rreth 500 milionë euro subvencionime që ishin caktuar t‘i jepeshin ekonomisë bullgare dhe kërcënoi me sanksione edhe Rumaninë për të njëjtat të meta që përmenden në raportin e fundit të KE-së. Kësaj here, Komisioni Europian vendosi që të mos i këshillonte vendet e tjera anëtare që të ndërprisnin bashkëpunimin me Bullgarinë dhe Rumaninë për çështjet gjyqësore, opsion i njohur si "klauzola mbrojtëse" në marrëveshjet e anëtarësimit të të dyja vendeve. Brukseli, po ashtu, ka pak kohë që nuk thotë më se problemet që kanë të dyja vendet do të pengojnë synimin e tyre për t‘u bashkuar me zonën e Shengenit në vitin 2011. Por, sidoqoftë, KE-ja ka në plan që në vitin 2010 ta shtrijë sistemin e monitorimit, të njohur si Mekanizmi për Bashkëpunimin dhe Verifikimin. Shtrirja e veprimit të këtij Mekanizimi përbën një problem politik për Sofjen dhe Bukureshtin, por është edhe një thirrje zgjimi që edhe Kroacia t‘i rregullojë problemet në "oborrin" e saj.
Nëse këto paralajmërime do t‘i ndërgjegjësojnë më shumë këto dy vende, mbetet për t‘u parë, vihet në dukje në analizën e "Transition Online". Më tej në analizë theksohet se KE-ja, e cila tashmë ka ndaluar dy agjenci qeveritare bullgare që të administrojnë fondet e BE-së, në raportin e saj të fundit vëren se, megjithëse Sofja nuk e mohon më tashmë se kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni vazhdojnë të kenë përmasa të gjëra, vullneti politik për të marrë masat përkatëse në këtë vend ende nuk është evident. "Është një perceptim i përgjithshëm publik se në Bullgari drejtësia vepron ngadalë dhe se ajo është objekt ndikimesh dhe ndërhyrjesh", deklaroi këto ditë Johanes Lejtenberger, zëdhënës i KE-së, duke shtuar se ende ka mangësi, të cilat duhet t‘i zgjidhë menjëherë qeveria e sapozgjedhur bullgare. Raportet e saj të fundit të monitorimit për sistemin gjyqësor dhe kriminalitetin KE-ja i shpalli një ditë para betimit të Kryeministrit të ri të Bullgarisë, Bojko Borisov, partia e të cilit, GERB (Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë), fituese në zgjedhjet parlamentare të fundit në këtë vend, ka premtuar përmbushjen e kërkesave të KE-së.
Rumania, nga ana e saj, e kritikuar nga Komisioni për një qëndrim fragmentar dhe të politizuar ndaj reformave, sidoqoftë, dëgjoi lavdërime në adresë të saj për punën që ka bërë Drejtoria e Antikorrupsionit të Rumanisë. Kriminaliteti i organizuar në këtë vend konsiderohet si një problem më i vogël sesa në Bullgari. Sidoqoftë, sipas KE-së, kodet ligjore penale dhe civile në Rumani, megjithëse të ripërtërira, nuk janë rishikuar tërësisht ose me sistem, duke çuar kështu te rreziku i komprometimit të përpjekjeve të antikorrupsionit në këtë vend. KE-ja vë në dukje se në Rumani "përpjekjet për kryerjen e reformave vazhdojnë të jenë fragmentare, nuk janë të bazuara dhe mund të japin vetëm rezultate praktike". Reformat duhet të kenë mbrapa një konsensus politik të gjerë dhe një angazhim të plotë të të gjitha partive politike, që të arrihet një progres real. Dhe, megjithëse prokuroria në Rumani ka akuzuar për korrupsion rreth 20 ministra të tanishëm dhe të mëparshëm, që nga hyrja e vendit në BE në vitin 2007, asnjë prej tyre nuk është dënuar", thekson analiza e "Transition Online".