Rasmusen: Kosova, përparësi për NATO-n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha dje në Prishtinë se, Kosova mbetet një përparësi e lartë e Aleancës dhe këtë e tregon fakti se ajo është vendi i dytë që ai po viziton, që nga ardhja në këtë post, në fillim të muajit. Ai i bëri komentet gjatë takimeve që pati dje me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Rasmusen tha gjithashtu se çdo shkurtim i trupave të NATO-s në Kosovë do të pasqyrojë gjendjen e sigurisë në terren. Ai shtoi se nuk do të ketë vendim për shkurtime, nëse kjo do të ndikonte negativisht në sigurinë e vendit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Aleanca është e interesuar të ofrojë një perspektivë euroatlantike për të gjitha vendet e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Por, theksoi Rasmusen, të gjitha vendet që aplikojnë për anëtarësim në NATO ose në Bashkimin Europian duhet të plotësojnë dy kushte: zgjidhjen paqësore të problemeve kufitare dhe respektimin e të drejtave të pakicave.
Takimet
Kreu i Aleancës tha se e vlerëson lart angazhimin e lidershipit kosovar në përmbushjen e kërkesave ndërkombëtare dhe se është i impresionuar me përparimin që është bërë gjatë viteve të fundit. Rasmusen, pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministrin Hashim Thaçi, përmendi çështjen e pranisë së forcave paqeruajtëse në Kosovë. "Siç e dini, kemi vendosur të reduktojmë numrin e trupave gjatë viteve të ardhshme, por do të theksoja se ky vendim vetëm reflekton zhvillimin e situatës së sigurisë në Kosovë. Dua të them se ky vendim është i kushtëzuar, që do të thotë se reduktimi do të ndodhë në pajtim me përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin e sigurisë. Sigurojmë se çdo vendim do të jetë i bazuar në këshillat ushtarakë dhe në vlerësimet politike të situatës", theksoi ai. "Ne do të mbesim të përkushtuar të garantojmë sigurinë në Kosovë dhe paralelisht me këtë mund të konfirmoj se do të vazhdojmë t‘i asistojmë autoritetet kosovare në zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme", shtoi Rasmusen.
Prioritetet
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i cili qëndroi dje në Kosovë, ka siguruar krerët më të lartë të vendit se Kosova, gjatë mandatit të tij, do të jetë prioritet. "Fakti se kam vendosur të vij në Kosovë vetëm disa ditë pas marrjes së postit, nënkupton se Kosovës do t‘i jap përparësi të madhe në punën time si sekretar i përgjithshëm i NATO-s", u shpjegua kreu më i lartë i Aleancës.
"Kam pasur një takim të frytshëm me Presidentin dhe Kryeministrin. Bisedova në lidhje me zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, të prezantuar nga Ahtisari. Jam i impresionuar me progresin që është bërë në Kosovë gjatë viteve të fundit", tha më tej Rasmusen. Vizioni im, shtoi ai, është që të sigurojë një perspektivë euroatlantike për të gjitha shtetet në Ballkan. "Vizioni im i qartë është që të sigurohet një perspektivë euroatlantike për të gjitha shtetet në Ballkan, sikurse për Kosovën, ashtu dhe për Serbinë. Mendoj se do të lehtësojë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në këtë pjesë të Europës, nëse sigurojmë një të ardhme euroatlantike për të gjitha shtetet këtu. Natyrisht, se kjo është e kushtëzuar", ka thënë ai. Sipas Rasmusenit, vendet aplikuese për BE dhe NATO duhet të përmbushin kriteret e nevojshme, përfshirë zgjidhjen e kontesteve kufitare dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve. "Nëse shtetet aplikuese i përmbushin kriteret, mendoj se rruga e duhur përpara do të ishte perspektiva euroatlantike. Kjo do të siguronte reformat e nevojshme dhe do t‘u siguronte njerëzve në këtë pjesë të Europës mundësi më të mira për jetë", u shpreh Rasmusen.
Autoritetet
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministri Hashim Thaçi e falënderuan sekretarin Rasmusen për përkrahjen e tij dhe rolin e NATO-s në Kosovë. "Kemi parasysh qëndrimin e veçantë të prezencës së NATO-s në Kosovë, për ndërtimin edhe të kapaciteteve të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kemi parasysh politikat e përbashkëta në një orientim normal, që lidhet po ashtu me vlerësimet pozitive të ecjes së stabilitetit dhe të qëndrueshmërisë se Kosovës, si vend i gjithë qytetarëve, si vend sovran dhe kemi parasysh, në mbështetje të vizionit tonë, për të pasur Kosovën nesër të anëtarësuar në NATO", tha Sejdiu.