A do ta mposhtë Bariç, sllovenin Kek në premierën e tij

Nga Dash Frashëri
Albania-sport- Nëse do të ndiqnim një logjikë të mbrapshtë, atëherë Shqipëria do të dalë e humbur nga përballja me Slloveninë në Shkodër. Argumenti është jologjik, por gjithsesi në funksionin e rastësisë qëndron. Në takimin me Maqedoninë, trajneri i Kombëtares sonë u përball me homologun e tij, sllovenin Srecko Katanec, ndaj të cilit humbi me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e 7 shkurtit. Më 24 mars 2007, Shqipëria dhe Baric do të kenë përballë Slloveninë të drejtuar nga trajneri Matjazh Kek. Në fakt Sllovenia në tri ndeshjet e para është drejtuar nga Branko Oblak, dhe ndaj Shqipërisë, Matjazh Kek do të ketë premierën e tij, të cilën kurrsesi nuk dëshiron ta nisë me rezultat negativ. Trajneri i Kombëtares sllovene, Matjazh Kek, 45 vjec, i ka të qarta idetë për ndeshjen e rëndësishme kundër Shqipërisë, takim që do të luhet në Shkodër (ora 17:00). Gjatë një konference shtypi me rastin e publikimit të listës së përfaqësueses ai pohoi se Sllovenia e tij do të kishte karaketer ofensiv. "Kundër Shqipërisë ne do të synojmë të shënojmë të parët dhe për këtë kam ideuar një vijë sulmuese me tre sulmusë të mirëfilltë". Sllovenia ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje, ndërkohë që ka pësuar 7 gola, po aq sa Shqiperia. Shqipëria ka nevojë të ngutshme për pikë, teksa edhe objektivi i FSHF-së dhe përmes saj inderekt edhe objektiv i trajnerit Baric. Kreu i federatës ka bërë publike se kërkon tri pikët ndaj Sllovenisë (me apo pa Taren), për të kaluar edhe në renditjen e përkohëshme kundërshtarin e datës 24 mars, i cili përpara ballafaqimit me Shqipërinë ka grumbulluar dy pikë më shumë se ne.