E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga shqiptarët, vetëm Pollozhani

Shkup – Seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, slloveni Srecko Katanec ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kualifikuese të 24 marsit me Kroacinë, që luhet në Zagreb. Në listën e tij të shpallur të hënën pasdite gjenden pothuajse të gjithë futbollistët që ishin të ftuar kundër takimit me Shqipërinë në Shkodër. Kataneci ka bërë vetëm një ndryshim edhe atë në vend të Mitrovskit të lënduar është ftuar futbollisti i Rabotnickit, Miroslav Vajs. Ndërkohë nga futbollistët shqiptar edhe këaj radhe është ftuar vetëm Artim Pollozhani, i cili thotë se e ka pritur ftesën e sllovenit për përballjen me Kroacinë. "Natyrisht se e kam
pritur një ftesë nga Kataneci. Kam luajtur mirë në miqësoren me Shqipërinë në Shkodër dhe pritja të më ftojë seleksionuesi. Shpresoj se do të luaj edhe kundër Kroacisë në ‘Maksimir'", është shprehur mesfushori i skuadrës Makedonija.
Ndryshe, përgatitjet e reprezentacionit të Maqedonisë do të zhvillohen në Ohër, duke nisur nga e diela (më 18 mars). Ekspedita do të jetë e vendosur në hotelin Ineks Gorica, ndërsa me 21 mars do të ketë edhe një konferencë shtypi për mjetet e informacionit. Sipas zëdhënësit të FFM-së, Zoran Nikollovski, FFM-ja do të organizojë udhëtimin për në Ohër të mërkurën e ardhshme, kur do të organizohet pres-konferenca.
Lista e Katanecit për takimin kundër Kroacisë:
Portierë: Pacoski dhe Nikoloski, mbrojtje: Popov, Sedloski, Vasovski, Noveski, Lazarevski, Vajs, Mesfushë: Mitrovski, Shumulikovski, Pollozhani, Grozdanovski, Jancevski, Tasevski, Sulmi: Pandev, Maznov, Ristiq, Naumovski, Stojkov

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›