Paraqitje shumë e mirë e Renovës kundër Pobedës
VullnetEminidheArgjentBeqiriteRenova.jpg)
Tetovë - Skuadra e Renovës nuk arriti që të qëndroj e pamposhtur në ndeshjen ndaj Pobedës. Sipas fjalëve të timonierit të "gjipspunuesve", Vllatko Kostov, ata kundër prilepasve kanë luajtur me tre sulmues, por as kjo taktikë e tyre nuk ka dhënë rezultatin e duhur. "Patëm shumë raste për gol, por nuk arritëm që të realizojmë asnjë. Ndërsa Pobeda nga një rast që ka krijuar ia doli të shënojë përmes Georgievit në pjesën e dytë. Si do qoftë Pobeda e meritoi fitoren, për shkak se goli i tyre ishte në mënyrë të
rregullt", tha Kostov.
Ai tha se edhe referimi ka qenë në nivel, duke shprehur kështu kënaqësinë e tij për mikpritjen që e ka bërë kryesia e Pobedës. Takimin e radhës skuadra e Renovës e ka të mërkurën me Vëllazërimin e Kërcovës. "Ndaj Vëllazërimit na intereson vetëm fitorja dhe asgjë tjetër. Kemi disa lëndime të lehta të futbollistëve, ndërsa mesfushori Bllagoja Gjurcevski ka tre kartonë të verdhë dhe ende s'kemi vendosur nëse do të luaj ose jo kundër kërcovarëve", përfundoi Kostov.
Vullnet Dauti