A do të aktivizohet vullkani që mund të shkatërrojë Evropën?

Artikulli bën fjalë për vullkanin pak të njohur të Laacher Seesë, në veriperëndim të Gjermanisë, i cili për herë të fundit ka shpërthyer rreth 12 mijë vjet më parë i cili, siç beson e përditshmja britanike, është gati të shpërthejë përsëri.
Vullkani gjerman nuk konsiderohet i shuar, por thjesht jo aktiv.
Një shpërthim i vullkanit të Laacher Seesë do të shkatërronte shumicën e Evropës që e njohim. Londra është 630 kilometra larg tij, ndërsa ish-kryeqyteti i Gjermanisë, Boni, është rreth 40 kilometra larg.
Por, shpërthimi i mundshëm në një të ardhme i super vullkanit jo aktiv në veriperëndim të Gjermanisë nuk është i vetmi kërcënim gjeologjik për vendet e industrializuara të botës.
Japonezët prej kohësh po përgatiten për “të madhin”, për një tërmet masiv. Tërmeti dhe cunami që shkaktoi aksidentin bërthamor në Fukushima nuk ishte ai.
Jugperëndimi i Tokios, deti i hapur, shtrihet mbi një zonë ku ndodhin shkarje çdo 100 deri në 150 vjet. Tërmeti i fundit në këtë zonë ka ndodhur në vitin 1854 dhe sipas llogaritjeve i ka ardhur radha të godasë prapë.
Ai pritet të jetë më i fuqishëm se i ai i Fukushimës dhe të gjenerojë një cunam masiv.
Dëmet që do t’i shkaktonte Japonisë do të ishin shumë më të mëdha sesa ato që ka pësuar më 2011, e të cilat ishin të përqendruara kryesisht në veriun rural.