E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia mund të ndihmojë në procesin e integrimeve

Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka pritur sot në një takim kryekuvendarin Trajko Veljanovski, i cili edhe në këtë rast vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira.

Ai tha se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë asnjë çështje të hapur mes vete dhe se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat përfshirë atë të ekonomisë dhe të infrastrukturës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Trajko Veljanovski tha se është në interes të të gjitha vendeve të Ballkanit përshpejtimi i procesit të integrimit në strukturat euroatlantike dhe se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet tyre.

Veljanovski tha se vendi i tij mund të ndihmojë procesin e integrimeve evropiane, duke bartur gjithë përvojat tek institucionet e Kosovës.

Kurse presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke i vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira tha se ato janë edhe në interes të stabilizimit të rajonit.

Jahjaga shtoi se bashkëpunimi i gjithanshëm dhe veçanërisht bashkëpunimi ekonomik ndihmon të dyja vendet dhe është në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Ajo tha se Parlamentet e të dyja vendeve duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes tyre.

Ndër të tjera, presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë duhet të ta ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike, sepse kjo është e ardhmja e përbashkët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›