E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacaket e koheve moderne

18-09-2010 / Nga Lavdrim Lita

Sigurisht ne Shqiperi si ne te gjithe boten ka njerez te cileve mendja u punon mbrapsht. Njerez me nje inteligjence te sofistikuar te cilet kane bere grabitje nga me te bujshmet dhe nga me te medhate. Shuma marramendese te marra fare lehtesisht nga banka te ndryshme. Perfundimisht ne ajken e vagabondeve ka edhe grabites te superliges diletante. Eumlshte ende e fresket ngjarja e djeshme kur nje i ri i armatosur tentoi te grabiste nje filial banke ne bulevardin Zogu I. Ajet Marku 20 vjec banues ne Paskuqan te Tiranes eshte prangosur per vepren penale te grabitjes se mbetur ne tentative. Ne momentin qe po shkruaj grabitqari amator Marku rrezikon deri ne 10 vite burg per gjestin e vjedhjes se pandershme te djerses se te tjereve. Plackitja e parave ne banke apo autobus shtepi a kazino pretendohet nga keta elemente qe te kthehet ne nje sport kombetar ne vendin e shqipeve. Vec te mendoni pak se ne analizen vjetore te prokurorise se kryeqytetit qe cileson se vjedhjet me arme jane kthyer ne nje problem serioz per kriminalitetin ne Tirane. Kryeprokurori i Tiranes sqaroi se institucioni ka shqyrtuar rreth 7286 kallezime penale nga qytetaret dhe subjektet e institucionet gjate vitit 2009 qe jane me te vertete shume.
Afermendsh ne pamje te pare i bie sikur bankat kazinote pikat e karburantit dyqanet shtepite por edhe rruga te jene kthyer ne vend-punesimet e grabitesve. Shpeshhere te pamaskuar dhe me arme ne dore cuna te rinj ushtrojne sipermarrjen e tyre kriminale kudo dhe kurdo pra dallim feje krahine apo ideje. Mbahet mend shume mire rasti i Romeo Lekes emigrantit te sapoardhur ne vend qe jo vetem tentoi nje grabitje te pasuksesshme por terrorizoi gjithe zonen e Bllokut me pengmarrjen e nje vajze te pafajshme. Ndonjehere pasqyrohet ne keto gjeste sfiduese ndjesia sikur ata e kane mposhtur friken e qelise dhe ankthin e arrestimit prej policise pasi veprojne ne mes te dites me diell dhe ne zonat me te populluara te qyteteve. Sdo mend qe keta rioshe diletante ne shumicen e rasteve jane duke kerkuar shtegun me te shkurter per tu pasuruar shnderrohen ne elementet me te rrezikshem te botes kriminale pasi mosha e tyre e re ben qe me nje arme ne dore ata te shnderrohen ne kamikaze shoqerore.
Me nje edukate vec televizive grabitesit e bankave ne Shqiperi kane filluar qe dita-dites te kopjojne stilet dhe metodat e ekranizuara me tension dhe ritem skizofrenik. Numri i grabitjeve te bankave po vjen ne rritje kesaj gjeje nuk i perputhet numri i arrestimeve per kete veper penale. Plani i veprimit eshte i koordinuar. Pas nje kohe te gjate vezhgimi dhe familjarizimi te ambienteve por edhe te elementeve te sigurise se bankes kamera kasaforte police security etj. cubat moderne nisin hartimin e planit te veprimit. Zakonisht zgjedhin oraret me te preferuara nga ata per te goditur jane mes ores 1130-1400 ku arkat e bankes nisin te mbushen prandaj efektivat e patrulles shteterore jane ne gatishmeri pergjate ketyre oreve te dites me thote nje efektiv i vjeter ne detyre. Ai shton se gjithnje e me shume te rinj i hyjne kesaj iniciative kriminale me mendimin se mund te ndryshojne jete duke pasur me shume para. Ndoshta eshte keshtu e ndoshta jo. Personalisht nuk ka formula per parandalimin e grabitjeve apo vjedhjeve.
Por nje gje eshte e qarte keta te cuba te rinj nuk grabisin pse jane te varfer. Ndoshta nuk jane te pasur. Ndonese mbresa morale e nje grabitesi perkthehet ne vesin e perdorimit te pushtetit. Grabisin ose vrasin per te pasur pushtet te gjithanshem per te arnuar cekuilibrin e grisur diku. Cubat moderne hakmerren me paragjykimin ndaj mos-pranimit te shoqerise ashtu sic jane ata. Kemi rastin flagrant te Markeljan Cungut imcakut bjond me fillore te cunguar qe eshte bere tmerri i banesave dhe i xhepave te individeve ne Shqiperi. Historite me cubin e mitur nuk kane te sosur sidozot Markeljani shpesh pa te keq eshte shnderruar ne sinonimin e kleptomanise d.m.th te zhvatjes pa hesap cka e degdis tek statusi i klientit te rregullt te hoteleve te rajoneve te policise. E verteta e hidhur eshte se ai ende pa mbushur 12 vjec ka koleksionuar plot 560 shoqerime ne ambientet e paradhomes se burgut me nje curriculum vitae per tu pasur zili nga kontigjenti i krimit me plot 1000 deftesa per tjetersim pasurie. Policia para do kohesh pati zbuluar nje pjese te asaj cka e shtynte minorenin te kryente keto gjeste ai deklaroi se Une nuk vjedh se kam nevoje per para por vjedh se kam qejf. Te gjitha parate qe vjedh i shpenzoj brenda pak oresh. Nuk fshihem se policia nuk mund te me beje asgje. Markeljani eshte viktime e nje Hajduti imagjinar qe i ka vjedhur normalitetin e femijerise prandaj gjestet e tij jane kaq sfiduese.
Sidoqofte kultura e cubit mbizoteron ende hapesiren mendore te shqiptareve. Asgje nuk ka ndryshuar qekurse inaugurimi i fotografise shqiptare erdhi per deshire te mjeshtrit Pjeter Marubi ku cuditerisht fotoja e tij e pare eshte e Hamza Kazazit i veshur me fustanelle e me brezin mbushur me arme teksa ka marre nje hije te rende para lodres magjike te italianit qe kishte mberritur ne Shkoder. Ky ishte nje kacak i para 150 vjeteve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›