Dita e dyte e vizites se Papes i kushtohet dialogut me anglikanet
Dialogu me anglikanet eshte i veshtire por duhet te vazhdoje tha dje Ati i Shenjte gjate takimit me kryeipeshkvin anglikan te Kanterberit. Rinovohet edhe apeli per kreret e religjioneve te tjera qe te bashkepunohet per te miren e njerezimit
Takimi i Benediktit XVI me Kryeipeshkvin Williams qe tejet i perzemert dhe u zhvillua ne nje atmosfere vertet vellazerore. Ati i Shenjte pershendeti edhe ipeshkvijte anglikane qe kishin ardhur per kete takim nga te gjitha anet e Mbreterise se Bashkuar keshilltaret ekumenike si dhe te gjithe te pranishmit. Ne fjalimin e tij Ati i Shenjte Racinger permendi takimin historik mes Papes Gjon Palit II e Kryeipeshkvit Robert Runcie te para 30 vjetesh qe qe mbajtur ne Katedralen e Kanterberit e shtoi Pikerisht ne ate vend ku shen Toma i Kanterberit e deshmoi Krishtin duke derdhur gjakun e tij per fe ata u luten se bashku per dhuraten e bashkimit ndermjet ithtareve te Krishtit. Edhe sot vazhdojme te lutemi per ate dhurate duke ditur se bashkimi te cilin Krishti e do per dishepujt e vet do te arrihet vetem si fryt i lutjes permes vepres se Shpirtit Shenjt qe pa reshtur e perterin Kishen dhe e udheheq drejt se vertetes se plote. Nuk eshte synimi im ketu te flas sot per veshtiresite qe ka ecja ekumenike e vazhdon te kete. Cdo njeri ketu i pranishem i di mire veshtiresite e tilla tha Papa duke kaluar te aspekti tjeret i dialogut dhe i udhes ekumenike. Ati i Shenjte deshi te shprehte gezimin e tij per miqesine e thelle qe eshte rritur per progresin qe eshte bere ne shume fusha te dialogut ekumenik ne keto dyzet vjetet qe kaluan qe kur Komisioni Nderkombetar Anglikano-Katolike i ka filluar punimet.
Ne vijim te fjalimit drejtuar te pranishmeve Benedikti XVI nenvizoi rendesine e takimit privat ndermjet Papes Gjonit XXIII e Kryeipeshkvit Geoffrey Fisher ne vitin 1960 veshtruar ne perspektiven e problemeve te sotme Kultura qe na rrethon po zhvillohet ne menyre gjithnje e me te larget prej rrenjeve te veta te krishtera me gjithe shtimin e etjes per ushqim shpirteror.
Rritja e permases shumekulturore e shoqerise qe eshte posacerisht e theksuar ne kete Vend sjell me vete rastin e volitshem per ti takuar fete e tjera. Per ne te krishteret ky fakt hap para nesh mundesine per te hulumtuar se bashku me anetaret e traditave te tjera fetare udhet per te deshmuar permasen trashendentale te qenies njerezore e te thirrjes universale te shenjterimit duke i misheruar ne jeten e perditshme virtytet e jetes personale e ato shoqerore. Bashkepunimi ekumenik ne kete fushe mbetet thelbesor e me siguri do te sjell fryte ne promovimin e paqes e te harmonise ne nje bote e cila teper shpesh rrezikon ndarje e percarje. Ne te krishteret duhet ta shpallim fene tone ne shelbimin e vetem qe na ofron Krishti e se bashku te kerkojme nje mirekuptim gjithnje e me te thelle permes mjeteve qe Ai i ka vene ne dispozicionin tone per tia arritur shpetimit....Ketu del ne pah edhe dilema e te gjithe atyre qe jane impenjuar sinqerisht ne udhen ekumenike.
Personaliteti i Xhon Njuman qe do te shpallet i lum te dielen paraqet njeriun e Kishes vizioni i te cilit qe ushqyer nga thellesia e shpirtit te tokes anglikane dhe pjekur gjate viteve te misionit te tij ne Kishen e Anglise. Ai mund te na mesoje sot virtytin qe ekumenizmi kerkon prej nesh nga njera ane ai jetoi dhe veproi gjithmone sipas ndergjegjes personale edhe duke paguar personalisht kete qendrim me cmim te larte ne anen tjeter ngrohtesia e miqesise se vazhdueshme qe kishte me koleget e tij te meparshem e coi te zbulonte se bashku me ta me shpirtin e vertete te paqes e te pajtimit ceshtjet mbi te cilat ndryshonin e ndaheshin gjithmone te nxitur nga kerkimi i bashkimit te thelle ne fe.
Thirrja per takim me lideret e feve te tjera te punojme sebashku per te miren e njerezimit/Paraditja e Benediktit XVI ne Londer perfundoi me takimin me perfaqesuesit fetare e laike te feve te tjera gjithnje ne Kolegjin e Universitetit te Shen Marise. Papa u prit nga Kryerabini i Kongregates se Bashkuar te Hebrenjve te Komonuelthit lordi Saks i Aldgejtit dhe nga drejtori i Shkolles Princore te Arteve Tradicionale myslimani Khaled Azzam te cilet e pershendeten Atin e Shenjte ne emer te te pranishmeve.
Ne fjalimin e tij Benedikti XVI theksoi se dialogu nderfetar behet mbi bazen e reciprocitetit dhe te respektit Qe dialogu nderfetar te jete i frytshem eshte i nevojshem reciprociteti nga ana e te gjithe pjesemarresve ne dialog e nga ana e ndjekesve te feve te tjera.
Papa iu referua posacerisht gjendjes ne disa vende te botes ku bashkepunimi dhe dialogu ndermjet feve kerkon respektin e ndersjellte lirine e praktikimit te fese se secilit lirine e kryerjes se akteve te kultit ne publik si edhe lirine per te ndjekur ndergjegjen personale pa vuajtur nga pengesat e persekutimet kur kthehesh nga nje fe tek tjetra
Sapo te vendosen ky respekt e kjo menyre sjelljeje njerezit e te gjitha feve do te punojne sebashku me efikasitet per paqen e mirekuptimin e ndersjellte duke ofruar keshtu deshmi bindese per fene para botes.
Per Papen ky lloj dialogu duhet bere ne nivele te ndryshme e nuk duhet te kufizohet ne diskutime formale. Ne fakt theksoi Jozef Racinger hellipdialogu i jetes do te thote thjesht te jetojme krah per krah dhe te mesojme nga njeri-tjetri ne menyre qe te rritet mirekuptimi dhe respekti i ndersjellte. Dialogu ne veprim na afron me forma konkrete bashkepunimi ndersa u japim institucioneve tona fetare detyren per te promovuar zhvillimin njerezot te gjithanshem duke punuar per paqen drejtesine dhe mbrojtjen e gjithesise. Ky lloj dialogu perfundoi Benedikti XVI duke pranuar se takimi miqesor me besimtaret e feve te tjera eshte tashme karakteristik per Britanine e Madhe mund te perfshije punen kerkimore per te pare se bashku si ta mbrojme jeten ne cdo faze te saj e si ta integrojme me mire fene ne jeten e shoqerise. Papa i beri urime te perzemerta bashkesise hebraike te britanise se Madhe e te botes per festen e Jom Kipurit perzemersi qe kryerabini i pranishem ia ktheu me vleresim e falenderim te madh.
Ati i Shenjte dialogoi dje edhe me shoqerine civile/Takimi kryesor i dites se djeshme ishte padyshim ai i pasdites me shoqerine civile me boten akademike kulturore dhe afariste me Trupin Diplomatik dhe kreret fetare ne Uestminster Holl te Londres salla me e lashte e Parlamentit britanik qe permbledh gati 1000 vjet histori. Papa u prit nga dy kreret e Dhomave te Parlamentit te cilet e pershendeten duke vleresuar rolin e tij e te Kishes Katolike.
Nga ana e tij Papa vleresoi rolin qe ka luajtur Parlamenti ne zhvillimin e formave demokratike te qeverisjes ne bote posacerisht ne Komonuelth e me pergjithesisht ne vendet ku flitet anglisht. Tradita e common lawligjit te perbashket perben bazen e sistemit ligjor ne shume kombe ofron kendveshtrim te vecante mbi te drejtat dhe detyrat e shtetit dhe te individit mbi ndarjen e pushteteve dhe mbetet ende sot burim frymezimi per shume vende ne bote.
Benedikti XVI kujtoi ketu figuren madhore te shen Tomas Murit qe vleresohet nga besimtaret e jo besimtaret per integritetin me te cilin ndiqte zerin e ndergjegjes edhe atehere ku nuk perkonte me vullnetin e mbretit sepse ai kishte zgjedhur ti sherbente para se gjithash Zotit.
Tradita parlamentare shpreh deshiren per te arritur ne nje ekuiliber te drejte ndermjet kerkesave te ligjshme te pushtetit e te drejtave te atyre qe jane nenshtetas. Ne nje proces te tille historik tha Papa Britania e madhe doli ne pah si demokraci pluraliste qe i jep vlere te madhe lirive te shprehjes fjales lirive te perkatesive politike e respektit ndaj shtetit te se drejtes te drejtave e te detyrimeve te individeve e barazise te te gjithe qytetareve para ligjit. Doktrina shoqerore katolike ka shume gjera te perbashketa me nje qendrim te tille sic eshte shqetesimi themelor per mbrojtjen e dinjitetit te cdo njeriu si individ qe eshte i krijuar ne shembellim e perngjasim me Zotin. Kisha nenvizon detyrimet e autoriteteve civile ne promovimin e se mires se perbashket.
Zgjidhjet e papershtatshme pragmatike e afatshkurtra te problemeve te nderlikuara shoqerore dhe etike kane dale ne pah qarte nga kriza e fundit financiare globale. Papa nenvizoi ketu mungesen e nje themeli etik te qendrueshem ne aktivitetet ekonomike gje qe ka kontribuar ne krijimin e nje situate te rende ne te cilen tani gjenden me miliona njerez ne mbare boten. Ne fushen politike permasa morale e politikave te zbatuara ka ndikime e pasoja te medha.
Benedikti XVI nenvizoi me tej edhe rolin e arsyes ne venien e ligjeve perfshire ketu edhe themelin etik e rolin plotesues te fese Roli i fese ne debatin politik nuk eshte aq ai i furnizimit te normave aq me pak ai i propozimit te zgjidhjeve konkrete politike cka eshte krejtesisht jashte kompetences se fese - por ai i dhenies se ndihmes per pastrimin dhe shndritjen e zbatimit te arsyes ne zbulimin e parimeve morale objektive.
Bota e arsyes dhe bota e fese - bota e shoqerise racionale e bota e besimit fetar - kane nevoje per njera-tjetren e nuk duhet te kene frike te hyjne ne dialog per te miren e qyteterimit tha Papa i cili ne vazhdim te fjalimit te tij programatik foli per tendencat qe orvaten ta perjashtojne fene nga jeta publike. Feja per ligjvenesit nuk eshte problem per tu zgjidhur por faktor qe kontribuon ne menyre jetike ne debatin publik te nje vendi nenvizoi Jozef Racinger Ne kete kontekst nuk mund te mos shpreh shqetesimin tim para menjanimit te fese qe po shtohet gjithnje e me teper posacerisht para menjanimit te Krishterimit qe po perhapet ne disa mjedise edhe ne ato kombe qe i japin vlere te madhe tolerances. Ekzistojne disa qe mendojne se zeri i fese duhet te heshte ose te shumten te mbyllet ne sferen thjesht private.
Kemi pastaj nga ata qe mendojne se nuk duhen festuar publikisht as festa si Krishtlindja sipas bindjes se diskutueshme se ajo mund te fyeje ata qe u perkasin feve te tjera apo asnje feje. E ka te tjere akoma - vazhdoi Papa - qe duke synuar eliminimin e diskriminimeve mendojne se te krishteret qe kane poste e detyra publike ne disa raste te caktuara duhet te veprojne kunder ndergjegjes personale.
Me pas Benedikti XVI permendi iniciativat e perbashketa te Selise se Shenjte dhe te qeverise britanike ne fushen e paqes te te drejtave te njeriut te zhvillimit sidomos persa i perket shlyerjes se borxhit te jashtem te vendeve te varfra tregtise se drejte dhe financimit te zhvillimit. Ati i Shenjte vuri ne dukje shenjat e rritjes se solidaritetit me te vuajturit e kesaj bote por - theksoi - jane te nevojshme ide te reja per permiresimin e kushteve ne fusha si prodhimi ushqimor pastertia e ujit krijimi i vendeve te punes formimi ndihma per familjet sidomos per emigrantet dhe sherbimet shendetesore baze. Duke ofruar bashkepunimin e Kishes Katolike Benedikti XVI perfundoi
Qe ky bashkepunim te jete i mundur institutet fetare duke perfshire edhe ato te Kishes Katolike duhet te jene te lira te veprojne sipas parimeve e bindjeve te veta bazuar mbi fene e mbi mesimin zyrtar te Kishes. Ne kete menyre mund te garantohen ato te drejta themelore si liria fetare liria e ndergjegjes dhe liria e krijimit te shoqerive e organizatave.
Benedikti XVI ne Londer ne nje dite me permasa ekumenike dhe shoqerore/Dita e dyte e udhetimit zyrtar te Papes Benedikti XVI ne Mbreterine e Bashkuar gjate se ciles Ati i Shenjte ka nje aktivitet te dendur ne kryeqytetin anglez Londer. Spikat takimi i shumepritur me shoqerine civile ne pasditen e sotme dhe ai ekumenik me kryeipeshkvin e Kanterberit Rouan Uiliams primat i Kishes Anglikane. Por gjate paradites se sotme Papa Racinger u takua edhe me boten e shkolles katolike e me lideret e feve te tjera ne Kolegjin e Universitetit te Shen Marise ne lagjen Tuikenhem te Londres. Ati i Shenjte e perfundoi diten e djeshme me lutjen e Mbremesoreve ne Abacine e Uestminsterit ne nje atmosfere ekumenike me perfaqesuesit e Kishes Anglikane.
Marre nga Radio Vatikani