E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi, "Banda me vrau vellain"

Tirane-Te tjera deshmi rendojne faktet qe vertetojne krimet e "Bandes se Lushnjes", te udhehequr nga kapoja, Aldo Bare. Ne seancen e djeshme gjyqesore kane rrefyer ne Gjykaten e Krimeve te Renda, Fatos Bibaj, vellai i njerit prej viktimave te bandes, Luan Bibajt dhe si dy vellezerit Taullau.
Deshmia e Fatos Bibajt
"Vrasjen e vellait tim Luan Bibaj, e kam marre vesh nga gruaja e tij", keshtu ka nisur rrefimin deshmitari. "Ka qene ora 6 e mengjesit e dates 18 gusht 1998, kur ne shtepine e vellait tim, vajten Enver Dondollaku, Ilir Stergu, Leonard Prifti dhe Arben Borici. Ata i kerkuan vellai qe te shkonte me ta per nje kafe, pasi donin te sqaroheshin per dicka. Vellai pranoi dhe shkoi bashke me ta", tregoi deshmitari. Ai pohoi se dy ore me pas ne oren 10 te mengjesit, e kishte marre nusja e vellait ne telefon dhe i thote qe Luanin e kishin marre ata personat dhe nuk e dinte se ku kishte shkuar. "Ne oren 1 te drekes me merr ne telefon policia dhe me thote se me kishin vrare vellane. Shkova ne polici dhe aty mora vesh qe trupi i vellait ishte ne morg, si dhe policia e kishte gjetur te vdekur tek "gropa e derrit". Shkova ne morg dhe mora trupin e vellait. E lava dhe vura re qe kishte nje plumb ne koke dhe nje plumb ne kofshe dhe krahe", ka treguar dje vellai i viktimes. Vec te tjerash ai ka pohuar se i vellai, Luani, nuk ka pasur konflikte me Dondollakun dhe te tjeret, por sipas tij arsyeja e vrasjes, ishte sepse ishte shok me Artur Dajen, armikun e Aldo Bares.
Deshmia e Bajram Taullaut
Deshmitari tjeter Bajram Taullau, tregoi dje para gjykates, presionet e vazhdueshme te anetareve te bandes dhe gjobeveniet e tyre, per shkakun e vetem se vellai i tij Saimiri, nuk pranoi t'i bashkohej bandes. "Vellezerit e mi jane; Baki, Albert, Fatmir dhe Saimir. Nga vitet 97-98, vellait tim Albertit, i vendosen tritol ne banesen e tij ne pallat. Vellai erdhi tek ne dhe me pas e shiti apartamentin qe kishte. Pasi kishin kaluar 5-6 muaj nga kjo ngjarje, vellain tim Albertin e gjuajten tek karburanti i Bakiut, (vellait tjeter) dhe nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur". Me tej, deshmitari pohoi se pas kesaj ngjarje, i vellai Bakiu lidhej ne telefon me Enver Dondollakun, i cili e merrte disa here ne dite madje edhe gjate nates. "Ai e merrte Bakiun dhe i kerkonte 500 mije euro. Enver Dondollaku, Ilir Stergu, kalonin shpesh para lokalit tim dhe une blija peshk tek laguna e tyre. Nje dite Ilir Stergu, i tha vellait tim Saimirit: "Hajde te pime nje kafe bashke". Ai pranoi hipi me ta ne makine dhe e cuan tek Varrezat e Deshmoreve. Aty i priste Leonard Prifti, i cili i jep urdher Ilir Stergut qe te shkonte dhe te merrte edhe vellain tjeter, Bakiun. Ilir Stergu tha qe nuk kishte fuqi te ecte me dhe Saimiri i tha: "E marr une Bakiun dhe e sjell ketu". Saimiri largohet, njofton Bakiun dhe nuk kthehet me aty. Bakiu me Saimirin iken dhe u strehuan ne shtepite e tyre, me pas me njoftuan edhe mua", ka deshmuar dje Bajram Taullau. Ai tha se ne ate kohe dy police, Zigur Bizhga dhe Hasan Rama i kane ndihmuar shume. "Ata donin te kapnin Leonard Priftin, i cili pas shume kohesh vrau vellane tim, Bakiun. Madje Leonard Prifti eshte vrare menjehere pasi vrau vellain tim, Bakiun. Por une nuk e di se kush e vrau Leonard Priftin",-tha deshmitari. "Nje here tjeter Arjan Alico erdhi dhe morri Bakiun tek karburanti i tij. Alico i tha Bakiut se me urdher te "profesorit" (Aldo Bares), duhet te shkonte me ta, pasi kishin nevoje per nje sqarim. E mori me vete dhe shkoi tek nje lokal, aty ishte Enver Dondollaku dhe Erjon Cico. Ata filluan t'i kerkonin llogari vellait, duke e pyetur se pse kishte shkuar ne Tirane. Kete bisede ma ka treguar Bakiu. Arsyeja e te gjitha ketyre kercenimeve dhe provokimeve, ishte se Saimiri nuk kishte pranuar te bashkohej me banden. Alfred Shkurti (Aldo Bare), kishte biseduar me Saimirin ne fillim dhe i kishte thene: "Hajde dhe bashkohu me ne, behu krahu jone", por vellai nuk ka pranuar. Bakiu i ka dhene edhe leke atyre, pasi Dondollaku i kerkoi 500 mije euro. Nuk e di arsyen pse i kerkonin keto leke".
Deshmia e Albert Taullaut
"Ishte pranvere e vitit 1997, kur Arjan Alico erdhi tek karburanti i vellait tim Bakiut dhe i tha: "Hajde se te kerkon 'profesori'" (Alfred Shkurti). Ne fillim vellai u habit dhe nuk donte te pranonte, por me pas shkoi me te. Ata u ulen tek lokali i Lokut dhe une e ndoqa nga mbrapa vellane. Tek lokali ishin ulur Arben Borici, Ilir Stergu dhe Enver Dondollaku. Gjate bisedes ata e pyesnin vellane per Saimirin dhe i thane qe "profesori" ka urdheruar qe Saimiri te largohet nga Lushnja. Arsyeja ishte se Saimiri nuk kishte pranuar te behej pjese e bandes. Ketu filloi konflikti. Ne vitin 1998 me vune tritol ne banesen time, tek ballkoni. Gjate kesaj kohe vinte shpesh Ilir Stergu tek karburanti i Bakiut dhe takonte Bakiun. Stergu nuk e linte rehat Bakiun, per punen e Saimirit. U detyruam te nisnim Saimirin per ne Greqi dhe rame ne qetesi. Ne vitin 1999 isha tek pika e karburantit se bashku me Bakiun, shoferin, shitesin dhe rojen. Ishte ora 10:45 kur une u qellova nga nje arme zjarri. Plumbi me depertoi ne stomak dhe u degjua vetem nje e shtene qe vinte nga Varrezat e Deshmoreve", pohoi Albert Taullau. "Pas vitit 2000 filluan tentativat e lekeve. Bakiut i kerkuan 500 mije euro, por ne si paguam ato leke, keshtu qe ata vune tritol tek karburanti", ka thenen ne deshmine e tij deshmitari.
Te pandehurit
Arben Borici
Ilir Stergu,
Afrim Hoxha
Erion (Niko) Cici
Arjan Alico
Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku)
Rexhep Gina

Akuzat ndaj anetareve te bandes
Te pandehurit e ketij procesi, akuzohen per veprat penale te "vrasjes me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", si dhe "organizates kriminale". Sipas prokurorise, anetaret e bandes, nen udheheqjen e Aldo Bares dhe krahut te djathte te tij, Enver Dondollaku, kane kryer disa vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›