E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të ndryshojë politika e jashtme e Maqedonisë?

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 11:58

Politika e jashtme e Maqedonisë nuk do të ndryshojë aspak me politikën e deritanishme, në raport me zgjidhjen e kontestit rreth emrit, çfarë është ndër pengesat kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kështu vlerëson Denko Malevski, ekspert i njohur i politikës së jashtme, duke folur për pritjet nga qeveria e re lidhur me integrimin e vendit.

“Mendoj se nuk do të ketë ndryshim të pozicionit të qeverisë në raport me zgjidhjen e problemit rreth emrit. Qeveria e re do të vazhdojë me politikën e deritanishme. Mbetet deklarimi i saj se kompromis mund të ketë, por vetëm nëse është i pranueshëm për të dhe shumicën e popullatës, e cila për çfarëdo qoftë kompromisi që mund të arrihej, do të deklarohej edhe në referendum. Të gjitha këto deklarime konfirmojnë vazhdimësinë e politikës së deritanishme për mbrojtjen e emrit kushtetues”, deklaroi Malevski.

Ai shton se çështja e emrit dhe integrimi në BE nuk janë prioritet kryesore në punën e Qeverisë së Gruevskit dhe këtë, sipas tij, edhe më shumë do ta ndërlikojë konflikti i ri me Greqinë për çështjen e identitetit dhe të etnogjenezës së maqedonasve.

Por, analisti politik, Xhelal Neziri, pret ndryshim të politikës së jashtme, jo se këtë e dëshiron qeveria, siç thotë ai, por se këtë është e detyruar ta bëjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›