Pritet publikimi i transkripteve të Nixonit

“Watergate” është vlerësuar si skandali më i madh presidencial i të gjitha kohërave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëshmia e dhënë nga ish-presidenti amerikan, Richard Nixon mbi këtë skandal, pritet të publikohet pas më shumë se 36 vitesh.
Këtë vendim shumë të rëndësishëm e mori gjyqtari Rois Lambert, i cili ka pranuar kërkesën e historianit Stenley Kutler për të publikuar transkriptin, për shkak të rëndësisë historike të tij.
Megjithatë, publikimi nuk do të bëhet derisa qeveria amerikane të shfrytëzojë të drejtën e saj për të apeluar vendimin.
Skandali politik e detyroi Nixonin të jepte dorëheqjen në vitin 1974.
Nixon, i cili vdiq 17 vjet më parë, është i vetmi president në historinë e Amerikës që ka dhënë dorëheqje.
Ai dëshmoi për dy ditë në qershor të vitit 1975 në Kaliforni, 10 muaj pas dorëheqjes së tij.
Gjyqtari Lambert vendosi se interesi historik për transkriptin me 297 faqe është më i madh se ruajtja e tij si dokument i fshehtë.
“Watergate” u zbulua nga dy gazetarë hetues të gazetës “The Washington Post”