Ali Ahmeti nuk votoi qeverinë e re

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka munguar në seancën e votimit të qeverisë së re nga ana e parlamentit të Maqedonisë.
Si deputet i partisë që është pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE-në, Ahmeti ka munguar në seancën parlamentare. Burime partiake kanë bërë të ditur se kreu i këtyre nuk ka qenë i pranishëm në seancë, për shkak të obligimeve të tij private.
Ai këtë mungesë e kishte paralajmëruar edhe në shërbimet zyrtare të parlamentit.
Mirëpo, mediat maqedonase kanë problematizuar dhe kanë trajtuar mungesën e Ahmetit dhe mos-votimin e qeverisë, duke mos përjashtuar mundësitë e një taktizimi politik të kreut të integristëve.
Por zyrtarët e lartë të BDI-së kanë përgënjeshtruar se mungesa ka pasur ndonjë qëllim politik.
Kreu i BDI radhitet në grupin e deputetëve të përbërjeve të kaluara parlamentare me shumë mungesa, për shkak të mospranisë së tij në kolltukun e institucionit legjislativ.