E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i qete. Asnje incident.

Gjëndja në veri mbetet e njëjtë. Rrugët janë të bllokuara. Pikat 1 dhe 31 mbeten nën kontrollin e KFOR-it, i cili bën të ditur se në pikën doganore 31 janë prezent edhe policë të Kosovës dhe doganierë të EULEX-it. Situata e sigurisë në veriun e Kosovës,  mbetet  e qetë  raportojnë  dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës. Sabrie Kamberi zëdhënëse e Policisë së Kosovës konfirmoi  se gjatë natës nuk është raportuar asnjë  incident. Ajo ka theksuar se zyrtarët të policisë kufitare dhe doganierë vazhdojnë të qëndrojnë në të dyja pikat kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjakë.

Për të diskutuar rreth situatës aktuale në veri, të shtunën u takuan kryeminstiri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i misionit të EULEX-it Xavier Bout de Marnak. "Çdo formë e dhunës dhe e shqetësimit, përfshirë edhe prishjen e rendit publik nuk do të tolerohet. Theksoj se, për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe të kontrollit doganor në veri, ka frustrime. Por EULEX i njeh këto dhe e vetmja formë për të gjetur zgjidhjen është dialogu mes të dyja palëve dhe zgjidhja e përbashkët“, ka thënë de Marnak, në Prishtinë.

Sipas kryeminstrit të Kosovës Hashim Thaçi ndërhyrja në veri ka qënë e ligjshme  dhe e domosdoshme, ndërsa durimi i institucioneve të Kosovës shpesh është keqkuptuar dhe keqpërodur nga bashkësia ndërkombëtare. "Kosova meriton trajtim adekuat, vlerësim si të githa vendet e tjera, aspiruese për në BE", theksoi Thaçi. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›