Në SHBA vazhdojnë negociatat për borxhin
Në Shtëpinë e Bardhë janë duke u mbajtur negociatat, që kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit në lidhje me kufirin e borxhit.
Zyrtarët thanë se liderët republikanë të Kongresit janë duke shënuar përparime domethënëse.
Demokratët kanë shtyrë një votim të propozimit të republikanëve.
Lideri i shumicës në Senat, Hary Reid, tha se ka shtyrë votimin, për t’i dhënë kohë negociatorëve në lidhje me marrëveshjen.
Më herët, kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, John Boehner, tha se kishte besim në arritjen e një marrëveshje të çastit të fundit me presidentin Barack Obama, për të shmangur mos-likudimin potencial të borxheve që do të ishte katastrofal.
Duke folur pranë senatorit Mitch MecConnell, Boehner tha se dy republikanët kryesorë në Kongres, “janë të bindur se do të ketë marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë fund qorrsokakut”.
Pa një marrëveshje, qeveria amerikane do të mbetet pa para për të paguar faturat në mesnatën e së martës.
Kjo mund të ketë pasoja për ekonominë globale.
Obama po ushtron trysni ndaj të dy partive, veçanërisht republikanëve, të bëjnë kompromis për ngritjen e kufirit të borxhit.