Tregtia mund ta qetësojë Kashmirin
Një nga fushat kryesore në përpjekjet për ndërtimin e mirëbesimit mes Indisë dhe Pakistanit është heqja e pengesave tregtare, në kufirin e debatueshëm të Kashmirit.
Pakistani dhe India kanë zhvilluar dy luftëra për Kashmirin, për të cilin të dy vendet kanë pretendime. Të dy këto shtete janë të pajisura me arsenale bërthamore, që synojnë dekurajimin e njëri-tjetrit nga fillimi i një konflikti të tretë ushtarak.
Në vitin 2008, si një masë e ndërtimit të mirëbesimit, të dyja palët filluan dërgimin e kamionëve tregtarë përmes vijës së ashtuquajtur “vija e kontrollit”, që ndanë Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani nga pjesa që India e quan shteti i Xhamusë dhe Kashmirit.
Sulmet terroriste në nëntorit të vitit 2008 në Mumbai, për të cilat India ka fajësuar Pakistanin, çuan në ndalimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Por India dhe Pakistani kanë filluar përsëri të hedhin hapa drejt dialogut.
Hilal Ahmed Turki është Sekretar i Përgjithshëm i Tregtisë në Vijën e Kontrollit.
Ai thotë se ka ardhur koha për heqjen e pengesave të mëdha tregtare brenda Kashmirit.
“Ne kërkojmë vendosjen e një mekanizmi bankar, lejimin e komunikimit mes partnerëve tregtarë, dhe heqjen e masave ndaluese ndaj të gjithë artikujve të miratuar për tregëti”, thotë Turki.
Vendosja e masave ndaluese të paparashikuara tregtare është ankesa kryesore mes eksportuesve kashmiras.