Klientokracia shqiptare
NgaBLENDI KAJSIU
Qe sistemi politik aktual shqiptar nuk mund te quhet demokraci eshte nje fakt i pranuar gjeresisht. Ama nese ekziston nje konsensus i gjere se sistemi politik shqiptar nuk eshte ende demokraci nuk eshte e qarte se cfare eshte ky sistem. Nje pjese e mire mendojne se sistemi politik shqiptar eshte autoritarist. Ne krye te tij qendron Berisha qe e ushtron pushtetin e vet ne menyre autoritare. Ndersa pjesa me e madhe mendon se sistemi yne politik mund te klasifikohet si oligraki. Nje grusht politikanesh ku futet edhe Berisha Meta dhe Rama se bashku me nje
grusht biznesesh dhe mediash e perdorin pushtetin ne funksion te interesave te tyre.
Ne te dyja rastet kemi te bejme me klasifikime qe i afrohen por nuk e pershkruajne plotesisht realitetin tone politik. Edhe pse Berisha qeveris ne menyre autoritariste nuk mund te themi se sistemi politik shqiptar eshte autoritarist ne teresine e tij. Mjaft pika pushteti si qeveria lokale kontrollohen nga opozita ndersa mjaft media te rendesishme jane jashte kontrollit te qeverise edhe pse jo jashte influences se saj. Berisha eshte nje nga qendrat e pushtetit qe edhe pse mjaft e rendesishme nuk eshte e vetmja.
Ne te njejten menyre ideja se Shqiperia qeveriset nga nje grusht oligarkesh shqiptare fsheh kompleksitetin e sitemit tone politiko-ekonomik. Se pari ky koncept krijon idene e gabuar se politika dhe ekonomia shqiptare jane teresisht nen kontrollin e politikaneve dhe biznesmeneve shqiptare. Se dyti koncepti i oligarkise injoron rrenjet sociale te pushtetit te Berishes Rames apo Metes. Secili nga keta individe nuk eshte vecse koka e dukshme e nje rrjeti te tere klientelist qe zbret deri ne nivelet baze te shoqerise. Me fjale te tjera keta individe qeverisin sepse ofrojne perfitime qe nga bizneset e medha rreth tyre deri tek militanti i thjeshte qe punesohet si portier ne institucionet shteterore.
Prandaj besoj se koncepti qe do ta pershkruante me mire sistemin tone politik do ishte klientokracia. Njesia baze e sistemit tone politik eshte klientela. Klientela eshte nje rrjet i ndervarur interesash qe ne menyre direkte shperndan perfitime te vecanta per anetaret e saj. Per kete qellim klientela synon marrjen ose influencimin e pushtetit politik por jo vetem. Edhe lufta politike qe zhvillohet sot ne Shqiperi eshte nje lufte mes dhe here - here brenda klientelave te ndryshme.
Partia Demokratike Partia Socialiste si dhe Levizja Socialiste per Integrim ne thelb jane struktura te organizuara klienteliste qe funksionojne per sa kohe i ofrojne perfitime te vecanta anetaresise se tyre. Keshtu nje biznesmen qe ka financuar fushaten merr nje tender nje militant qe ka mbrojtur voten merr nje vend pune nje media qe ka mbeshtetur partine apo kryetarin e saj merr reklame qeveritare e keshtu me radhe. Te gjithe keta ne menyra te ndryshme jane kliente te nje formacioni politik te cilin e mbeshtesin dhe nga i cili perfitojne ne menyre direkte.
Po ku ndryshon organizmi klientelist nga partite politike te cilat gjithashtu i ofrojne perfitime anetaresise apo mbeshtetesve te tyre Ndryshe nga partite politike organizmat klienteliste nuk i ofrojne perfitime anetaresise se tyre ne pergjithesi por anetareve te caktuar ne vecanti. Pra nuk behet fjale per perfitime qe prekin shtresa te caktuara sociale por perfitime qe prekin individe te caktuar. shte ky dimension partikularist qe e ndan organizaten klienteliste nga nje parti politike.
Pra eshte militanti qe merr nje vend pune ne shtet dhe jo klasa punetore qe perfiton rritje rroge. shte media qe mbeshtet qeverine qe merr financim ne formen e reklames qeveritare dhe jo sektori mediatik qe perfiton nga politika te caktuara qeveritare eshte biznesmeni qe financon fushaten e cila perfiton tenderin e qeverise nuk eshte sektori i biznesit ne pergjithesi qe perfiton nga nje politike e caktuar qeveritare. Te gjitha keto entitete te ndryshme perfitimin kryesor nuk e kane nga politikat qeverisese ndonese ky perfitim nuk perjashtohet por nga vete pushteti.
Kjo eshte arsyeja perse partite tona politike as nuk kane dhe as nuk u duhet diferenca ideologjike. Ato nuk e mobilizojne anetaresine ideologjikisht apo me politika sektoriale por nepermjet perfitimeve individuale qe shperndajne dhe qe anetaresia pret prej tyre. Ndaj sa me shume eshte rritur dimensioni klientelist aq me shume eshte zbehur dimensioni ideologjik. Aq sa sot dy apo tre partite kryesore me shume sesa forca alternative politike jane tri klientela politike alternative. Per pasoje ne krye te tyre ndodhen lidere teresisht te de-ideologjizuar dhe plotesisht te klientelizuar.
Berisha eshte rasti me tipik i ketij transformimi. Nese Berisha i pare shfaqej si nacionalist dhe anti-grek Berisha i dyte ishte gati ti falte qeverise greke edhe nje cope det. Nese Berisha i pare shfaqej si konservator Berisha i dyte propozon martesat mes homoseksualeve. Tashme suksesi politik i Berishes nuk qendron tek ideologjia parimet apo vlerat qe ai perfaqeson nacionalizmi konservatorizmi familja anti-komunizmi etj. Keto jane dytesore. Suksesi i tij qendron tek ruajtja e struktures klienteliste te cilen ai jo vetem e kontrollon por prej te ciles edhe kontrollohet.
Ketu duhet theksuar se ndryshe nga mafia struktura klienteliste nuk ka nje dimension te forte hierarkik. Pervec dimensionit vertikal ajo ka edhe nje dimension horizontal. Keshtu pushteti klientelist i PD-se sot pervec dimensionit vertikal partiak ne krye te te cilit eshte Berisha ka edhe nje dimension horizontal social qe lidh pushtetit e PD-se me televizione apo biznese qe e mbeshtesin ate. Ama keto televizione apo biznese jane bashkepunetore dhe jo vartes te Berishes. Pra vertikaliteti brenda partise kombinohet me marredhenien horizontale me aktoret dhe faktoret publike jashte saj. E njejta strukture karakterizon edhe pushtetin klientelist te PS-se apo LSI-se.
E njejta logjike klienteliste percakton edhe marredhenien e aktoreve lokale me ata nderkombetare. Paresore ne kete marredhenie nuk eshte ndonje interes i paracaktuar kombetar por nevoja per te ruajtur apo marre pushtetin nepermjet mbeshtetjes nderkombetare. Ne kete menyre ato shpesh krijojne marredhenie klienteliste me faktore te huaj. Nje rruge qe kushton 1 miliard euro per nje firme amerikane nje Albtelekom per nje firme turke nje gadishull Karaburun per nje firme italiane importi i plehrave nga Italia ndertojne nje marredhenie interesi mes ekzekutivit shqiptar dhe aktoreve apo lobeve nderkombetare. Kjo nuk perjashton mundesine qe edhe popullata te perfitoje nga marredhenia klienteliste por kjo mbetet pasoje dhe jo motiv paresor i kesaj marredhenieje.
Ne qender te nje strukture klienteliste nuk qendron domosdoshmerisht nje parti politike por edhe nje media apo kompani e fuqishme. Keshtu kompanite e fuqishme te telefonise celulare apo bankat kane klientelen e tyre si politike ashtu edhe mediatike. Si mediat edhe politikanet apo partite politike perfitojne ne menyra direkte apo indirekte nga keto kompani. Keshtu reklama nuk eshte thjesht mjet per shtimin e shitjeve por edhe per ushqimin e klienteles mediatike. Ndaj si ne media edhe ne Parlamentin shqiptar eshte e veshtire te gjesh kritika per kompanite tona celulare dhe praktikat e tyre shpesh oligopoliste.
Ne kete pike duhet kuptuar se nuk kemi te bejme thjesht me nje sistem klientelist por me nje sistem ku nje numer klientelash perplasen konkurrojne dhe bashkepunojne. Pra nuk ekziston nje klientele e vetme qe qeveris por disa klientela ne nivele te ndryshme. Prandaj kur themi se sistemi yne eshte klientokratik do te thote se pushteti ushtrohet ne funksion te klientelave te caktuara dhe nepermjet tyre. Por asnje klientele e vetme nuk e kontrollon teresisht sistemin. Ne kete aspekt sistemi yne politik eshte pluralist dhe jo teresisht i mbyllur. Ndryshe nga sisteme te tjera klienteliste si ai rus p.sh.
Deri diku klientokracia shqiptare i ngjan demokracise pluraliste te analizuar nga Robert Dahl ku interesa te ndryshme perplasen per te percaktuar vendimmarrjen. Ndryshimi nga ideali i demokracise pluraliste te Dahlit qendron ne dy aspekte. Se pari klientokracia shqiptare nuk konsiston ne perplasjen e interesave te pergjithshme punedhenesit perballe punemarresve por ne perplasjen e inetresave te vecanta media prane pushtetit me median prane opozites. Se dyti sistemi klientokratik shqiptar e nxjerr jashte loje vete idene e qeverisjes nga shumica sepse ai nuk eshte ne funksion te interesit te pergjithshem te shumices por te interesave te vecanta te klienteles nga qendra ne baze.
Te kuptosh klientokracine shqiptare dhe menyren e saj te funksionimit do te thote te kuptosh disa nga sfidat dhe deshtimet e vazhdueshme te sistemit tone politik sic eshte lufta kunder korrupsionit. Struktura klienteliste shpjegon jo vetem perhapjen e korrupsionit por dhe limitet e luftes kunder tij.
Marrja e koncesioneve nga njerez prane pushtetit apo perfitimi i tenderave nga biznese qe financojne forcen ne pushtet nuk jane perjashtmi por norma e qeverisjes klientokratike. Nese Berisha do ta luftonte kete fenomen ai do shkaterronte vete strukturen qe e mban ate ne pushtet. Perdorimi i pushtetit publik per interesa te vecanta dhe jo te pergjithshme pra korrupsioni eshte vete thelbi i klientelokracise. Ne kete aspekt korrupsioni eshte vete menyra e qeverisjes klienteliste dhe jo degradimi i saj.
Ne kete pike ku shpresoj se eshte bere e qarte qe sistemi yne politik eshte klientokratik natyrshem lind pyetja perse Pra cilet jane faktoret qe e kane prodhuar dhe qe e mbajne gjalle kete sistem Pergjigjen ndaj kesaj pyetje do perpiqemi ta japim ne artikullin ne vijim Burimi i klientokracise.