Kur kishim humbur arsyen
NgaNDRICIM KULLA
Qe te mund te jetojme me nje kujdes te perkryer duke nxjerre nga pervoja vetjake te gjitha mesimet e mundshme eshte e nevojshme ti kthehemi shpesh se shkuares me mendje dhe te rishqyrtojme ate qe kemi pare bere provuar dhe vuajtur per te perballur gjykimet e asaj kohe me te sotmet qellimet dhe aspiratat me pasojat dhe kenaqesite qe kane pasuar keshillonte Shopenhaueri ne librin Keshilla per jeten.
Ne fakt kjo eshte nje perseritje qe behet nga tutori i te gjitheve pervoja. Ajo mund te quhet si nje tekst ndersa arsyetimi mbi te dhe njohja e perfituar si komenti. Shume arsyetime dhe njohje perkunder pak pervoje jane si ato botimet
tipografike qe permbajne ne cdo faqe dy rreshta tekst dhe dyzet rreshta koment. Ndersa shume pervoje dhe pak persiatje shoqeruar nga nje njohje e kufizuar te kujtojne botimet e Bipontit qe duke mos pasur shenime lene shume gjera te paqarta.
Porosise se mesiperme i bashkengjitet edhe parimi i Pitagores per te menduar cdo mbremje para gjumit gjithcka kemi bere gjate dites. Kush jeton ne zallamahine e puneve ose te kenaqesive dhe nuk gjen kohe per te menduar per te kaluaren e vet humbet kuptimin e qarte te jetes. Shpirti i ketij njeriu trazohet dhe nje fare rremuje perzihet ne mendimet e tij. Kjo shfaqet qarte ne copezimin dhe ne kundertheniet e bisedes gjithmone pa hapesira gje qe ndodh shpesh dhe varet nga masa e pershtypjeve apo veprimtarise se jashtme dhe nga aktiviteti i paket i shpirtit te tij.
Ne kete pike ia vlen te veme re se pasi ka kaluar nje periudhe kohe cfaredo ne nuk mund te ndiejme apo te riperterijme ato gjendje shpirterore dhe ato ndjesi te cilat u shkaktuan nga vete rrethanat qe ndikuan mbi ne. Mund te kujtojme vetem shfaqjet e tyre te jashtme por keto jane rezultati. Prandaj duhet ta ruajme me kujdes kujtimin e ngjarjeve te rendesishme. Ne kete kuptim sfera e vlerave kulturore si muzika arti dhe letersia kane qene pjese e pervojes se hidhur historike qe lidhet me sistemin e eger komunist. Te gjithe ne qe sot jemi deshmitare te asaj periudhe vazhdojme ta kujtojme e ta perjetojme ne menyra te ndryshme ate shoqeri ku kishim humbur arsyen dhe u arrit deri aty sa te viktimizoheshin krijuesit e mendimit te ideve tablove dhe tingujve sepse krijimet e tyre nuk perputheshin me ndjenjat idete dhe interesat ideologjike te regjimit komunist qe qeverisi Shqiperine per afro 50 vjet me radhe. Dhe sigurisht qe kujtimet tregimet romanet kenget piktura dhe dramaturgjia sot po bejne punen me te mire te mundshme me menyren si po i sherbejne ringjalljes se kesaj periudhe te hidhur e cila na ka lene si trashegimi mekanizmin me te poshter e denigrues te shkaterrimit fizik dhe moral te njeriut qe krijonte jeten artistike dhe intelektuale. Drama Nje tablo absurde e shkruar nga Ferdinand Hysi dhe e vene ne skene nga regjizori Milto Kutali qe u shfaq ne fundvit ne sallen e Teatrit Kombetar ne Tirane e qe po vazhdon te shfaqet serish na shpie qartesisht ne ate pjese te dhimbshme te historise sone. Pasi e ke pare ndien se ajo vjen si nje mesazh i cilter dhe perforcues per mesimin historik se e kaluara tretet duke e kujtuar. Edhe pse drama ne interpretim ka organizimin e nje teatri absurd ne perputhje me idene e absurditetit qe kishte krijuar regjimi per te vene nen kontroll dhe muzen krijuese te piktorit mbi ngjyrat filli i saj realist eshte mjaft i lehte per te terhequr dhe te ben te meditosh i emocionuar. Subjekti metaforik i kesaj drame te ngacmon qe te pershkruash shkurtimisht dhe ne nje kohe fare te shkurter ne mendjen tende historine e se shkuares mbi censurimin e artit. Nje tablo absurde e krijuar nga penelata e talentuar e nje piktori qe kishte arritur te penetronte ne nje cep hapesire ku mund te nuhaste pak arome lirie dhe ta perjetonte ne art si nje pjese te realitetit me shijet e tij estetike vendoset ne nje hapesire konkurruese. Ne moment ndjesia dyshuese e diktatures gjalleron mekanizmin e saj veprues te alarmit duke urdheruar ndryshim. Ne fillim ai mekanizem psikanalitik eshte perkedhelo- paralajmerues por kur krijuesit te tablose i bie ndermend te mbroje vepren e tij behet kercenues. Instrumentit censurues te kontrolloreve dhe censoreve u qendrojne perbri per alibi mbeshtetese njerezit manekine te kohes qe jane transformuar ne nje iso kori te cilet nuk kendojne kenge per te gjallet.
Nje grua simbol dogmatizmi te indoktrinuar deri ne kufijte e shfemerizimit e interpreton ne menyre te perkryer aktorja Olta Daku. Ndersa aktori Roland Trebicka mbartesi i nje konformisti te spikatur e te frikesuar deri ne palce nga mesimet e hidhura qe i kishte marre prej pervojes se pushtetit vjen ne menyre te qarte si nje personazh i nenshtruar dhe mjaft dramatik duke i thene po-se po pa pasur arsye te ishte e tille e jo-se jo pa qene e tille. Madje deformimi i tij psikologjik shkon deri ne frike dhe paranoje ne lidhje me fatin e piktorit te shkrete qe u detyrua te ikte si i arratisur ndoshta per te kerkuar ndonje rreze per pak liri duke braktisur tablone qe kishte krijuar ndoshta i detyruar ndoshta. Por mbas vetesyrgjynosjes se pavullnetshme duket se fatin e te jetuarit ai se ka me ne dore vete. Piktori qe tentoi te mbronte shpirtin e tij krijues pershkrimet dhe perjetimet e tij piktoreske tashme eshte subjekt i ndeshkimit te rende te kasapit dhe sigurisht qe ndeshkimi eshte ne rangun e atyre verdikteve ndeshkuese qe kishte arritur te jepte vetem diktatura jone e eger me stilin e saj te zymte. Ky akt finalizohet me vrasjen pra me zhdukjen fizike te artistit te nje engjelli qe pikturonte. Ai pushkatohet dy here. Njehere vritet dhe njehere shpallet publikisht si i vetevrare. Nje drame absurde ne te gjitha permasat dhe ne te gjitha linjat e detajet e saj absurditet ky ne shkallen me te larte qe nuk e zbut dot aspak as aktori Dritan Borici me rolin mjaft te kendshem ne kunderveniet e arsyeshme te mjaft filozofeve dhe njerezve te ditur. Pra as Sokrati i lashte as Aristoteli as Nicja as Shopenhaueri asnje literature nuk gjente dot nje vrime per tu futur dot ne qarkun e mbyllur te kesaj marrezie te eger deri ne pakuptimesi e cila na u rezervua ne shqiptareve si shoqeri per afro 5 dekada me radhe. Madje as aktorja Anila Bisha ne rolin e nje balerine naive te bukur dhe lozonjare qe perplas koken neper shkembinjte e shkretetires enveriane per te jetuar pak ne endrrat e saj si kercimtare nuk ia zbut sadopak zymtesine. shte vertet nje moment ringjalles qe te fton te shkosh mespermes asaj kohe ku arsyeja ishte shkaterruar fare. Subjekti i kesaj drame i shkruar me perkushtim dhe i interpretuar me perkushtim eshte nje kontribut real qe e ngre ne nje nivel me te larte vetedijen tone per tu marre realisht me te kaluaren e afert dhe me historine. Per ta shprehur me qarte ndjeshmerine time ne raportin vleresues qe une krijova me dramen qe pashe po perifrazoj gjykimin e Oscar Wilde Kritika e shtjellon artin jo si shprehje por si pershtypje. Me duket se ne kete rast te pakten ne kete rast gjykimi me konvergon perpikmerisht me te. Shpesh ne vleresimet e mia respektoj me shume pervojen time personale emocionet kulturen dhe ndjeshmerine time. Ajo qe me pelqen ajo qe me emocionon ajo qe me rrenqeth ajo qe me riperterit me duket art me duket histori. Edhe pse shijet e mia perkojne me se shumti me gjykimet dhe vleresimet kritike mbi shume vepra letrare shpesh me duket se thatesira e shterur e kritikes sone letrare e vendos arkitekturen e rregullave gjykimeve e parimeve te nje vepre letrare mbi nje rrafsh te shtirur qe duket i shkeputur nga ato qe ndjen realisht lexuesi ose shikuesi. Sot vertet qe jemi te lire te bejme cfare mendojme deshirojme dhe perjetojme por nuk eshte shume e larget dita kur duhet te bejme cfare donin dhe mendonin ata. Do deshiroja qe krijime te tilla letrare dhe teatrale te kishin me shume te ardhme. Kjo liri qe kemi fituar duhet ruajtur dhe administruar. Dhe kjo eshte e domosdoshme per te vendosur dhe mbajtur nje qendrim me realist me historine per te cilen kemi shume nevoje.
Ngjarjet dramatike e kane kushtezuar vertet jeten e brezave qe na kane paraprire ashtu sic mund te na kushtezojne edhe ne. Te fitosh nje ndergjegje te sakte historike eshte menyra me e mire per te qene i lire kah se ardhmes. E historia eshte mese e dobishme per te pare perpara me sy me kritik e me te rrepte pra kesisoj me me shume liri pasi mungesa e nje njohjeje te duhur te se shkuares e vendos njeriun ne nje kusht vartesie nenshtrimi ndaj fuqive dhe kushtezimeve kulturore. Ne kete sens vetem njohja kritike e se shkuares mund te na ofroje hapesira lirie. Nga ana tjeter e shkuara nuk arrin te fshihet me asgje. E shkuara tejkalohet por nuk fshihet sepse mbetet brenda njerezve qe e jetuan. Disa ngjarje te caktuara lene gjurme te tipit antropologjik ekonomik social a psikologjik disa te tjera jo. E kjo sepse njerezit jane te ndryshem vete njerezimi eshte i ndryshem ne komponentet e vet. Nuk mund te kthehesh dot mbrapsht. Mund te lindin natyrisht fenomene qe kane analogji me ato te se shkuares per te cilet dija historike shfaqet goxha e dobishme per te shmangur determinizmin e rikthimit kete lloj iluzioni te vecante te restaurizacionit. Ne kete kendveshtrim historia arrin ta cliroje njeriun nga determinizmi i ben te kuptoje se perse arriten te ndodhnin gjera te tilla e pasi i ben te kuptueshme i pengon te perseriten. Nje studiues francez e ka krahasuar historine me psikanalizen. Kur nepermjet psikanalizes njeriu arrin thellesine e pavetedijes se vet pra ate qe e kushtezon qe kushtezon aktet e tij e per te cilen nuk eshte i vetedijshem atehere ai arrin njeheresh edhe ti zbuloje keto realitete te ndergjegjes e kesisoj te clirohet prej tyre. Keshtu eshte edhe historia. Perderisa arrin te na beje te kuptojme se perse ndodhin disa ngjarje te caktuara ajo na vendos ne kushtet e nje lirie me te madhe perballe se tashmes por edhe perballe se ardhmes. Ekziston pra nje lloj analogjie midis njohjes psikanalitike qe e cliron njeriun nga kushtezimet e pavetedijes dhe njohjes historike qe e zgjidh nga fijet lidhese te se shkuares. Fale saj ai nuk duhet te imagjinoje te jete i paradeterminuar. Jemi ne vete ata qe ne nje lloj menyre kontribuojme ne ndertimin e se ardhmes sone. E ne kete pike ndodhi te tilla si kjo drame absurdi qe jane pjese e historise kthehen ne nje instrument te volitshem per te pasur ne zoterim sensin e kesaj lirie qe eshte njekohesisht edhe sensi i pergjegjshmerise njerezore perballe historise.