Kryeministri teknik
NgaARMAND SHKULLAKU
Ndonese zgjedhjet e 12 dhjetorit i dhane te drejten Partise Demokratike te Kosoves te jete mandatare per formimin e qeverise se re lideri i kesaj partie doli prej tyre me nje autoritet politik te gjymtuar. Nga euforia e mesnates se nje muaji me pare kur shpalli fitoren madheshtore ne sheshin 21 Hashim Thacit nuk i ka mbetur asgje. Madje edhe flaket qe ndezi shkendija patriotike per tu mbledhur grusht i bashkuar kunder Dick Martyt po shuhen. Shume shpejt kryetari i PDK-se do te duhet te perballet me realitetin e ri.
Ai duhet te sajoje nje qeveri qe te mbahet ne kembe pikerisht kur gjendet ne ditet me te veshtira per te nen presionin e
njerezve brenda PDK-se nen shantazhin e aleateve te mundshem ne nje klime nderkombetare aspak te favorshme dhe me besim te lekundur tek partneret nderkombetare. Ne keto kushte Hashim Thaci me shume sesa nje lider politik ngjan me nje kryeminister teknik qe si objektiv primar nuk mund te kete realizimin e programit dhe vizionit te tij politik por shpikjen e nje formule qeverisese ne gjendje per ta shtyre sa me gjate. Ai nuk mundi qe ne keto zgjedhje te fitonte autoritetin e duhur per tiu imponuar partise se tij dhe forcave te tjera politike si nje figure e forte qe di te vendose ne momente te veshtira. Thaci nuk mundi ta beje kete pavaresisht se disa kohe perpara zgjedhjeve u kerkoi falje qytetareve dhe premtoi ndryshime te medha. Ai nuk e gjeti kurre vullnetin ose fuqine per ti ndermarre keto ndryshime. Emrat e shumeperfolur ne partine e tij ishin fytyra dhe simboli i PDK-se ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Paralajmerimeve te nderkombetareve se njerez te tille do te demtojne imazhin e Kosoves nuk iu vu veshi. Dhe ja se cfare ndodhi vetem disa dite me pas. Deformimi i procesit zgjedhor reagimi i shtypit nderkombetar deklaratat e renda te diplomateve dhe emisareve te BE-se madje edhe jehona e raportit te Dick Martyt sigurisht qe kane lidhje mes tyre. Kryeministri Thaci premtoi ndryshime dhe fryme te re por pothuajse gjithe te rinjte mbeten jashte dyerve te Parlamentit. Grupi i ardhshem parlamentar i PDK-se do te jete po i njejti ne mos me i perkeqesuar. Sepse te rinjte u perdoren per kozmetike ndersa te vjetrit nuk guxuan te largohen. Pse ndodhi kjo Nuk pati Thaci fuqine e duhur brenda partise druhej nga humbja e votave apo eshte peng i pushtetit te nje grupi njerezish ne PDK Kjo nuk ka shume rendesi. Fakt eshte se PDK megjithe teorine se nuk nderrohet ekipi fitues shkoi ne zgjedhje e vjeteruar dhe me njerez qe fare lehte parashikohej se do te prodhonin probleme. Dhe qe i rrezuan Thacit edhe premtimin tjeter te rendesishem se procesi zgjedhor do te ishte dhe demokratik. Duke mos mbajtur dot keto dy premtime ndryshimet brenda PDK-se dhe zgjedhjet e pacenuara kreu i mazhorances i ka ulur ndjeshem kuotat e besueshmerise politike. I ka ulur si brenda partise se tij ashtu edhe tek partneret nderkombetare. Nje lider qe le te nenkuptohet se ai deshiron te beje ndryshime por nuk po mundet se ka rezistence ne parti se nuk po i shmang dot individet problematike se ai do por nuk e ka te lehte se edhe zgjedhjet ne disa zona i dolen jashte kontrollit jo per faj te tij por te ketyre individeve se fytyrat e reja nuk arriten te hyne ne Parlament megjithe perpjekjet e tij etj etj. Pra nje lider i tille mund te shpjegohet vetem ne dy menyra ose nuk do vertet ti realizoje ato qe thote ose nuk eshte lider. Prandaj ne gjendjen ne te cilen ndodhet Hashim Thaci nuk do ta kete te lehte te ndertoje nje qeveri te forte dhe te besueshme. Prandaj ai nuk do te jete lideri politik qe do te udheheqe nje mazhorance te forte por kryeminstri teknik qe do te menaxhoje nje mishmash interesash. Ne radhe te pare nuk do ta kete te lehte te kenaqe orekset ne partine e tij. Do te gjendet mes shantazhit te te vjeterve qe e kane provuar se kjo metode funksionon me te dhe zhgenjimit te te rinjve per tu perfshire ne projektin e tij. E qe te mund te kete nje qeverisje te qendrueshme do ti duhej te bente per vete dhe AAK e AKR duke e modeluar kesisoj kabinetin qeveritar jo sipas interesave te vendit por sipas kerkesave te partnereve potenciale. Dhe nese ia del mbane do ti duhet te fitoje besimin e qytetareve dhe mbeshtetjen e nderkombetareve se projekti i tij do te funksionoje. Nje mision i veshtire per Hashim Thacin pas gjithe atyre qe kane ndodhur. Zgjedhjet e fundit deshmuan se lidershipi i tij eshte lekundur seriozisht dhe se per ta rikuperuar ate duhet se pari te pranohet ky fakt dhe te behen ndryshimet pavaresisht cmimit. Por diversioni me partite e tjera dhe peticionet kolektiviste te diteve te fundit jane shenja te qarta se shume pak eshte kuptuar nga ajo qe ka ndodhur. Nganjehere eshte me mire te mos fitosh sesa te te mbetet fitorja ne dore.