E Diel, 1 Nëntor 2026

A duhet të përdorim shuplakën në edukimin e fëmijëve?

A duhet të përdorim shuplakën ndaj fëmijëve? A janë të gatshme shoqëritë tona në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni ta ndërmarrin këtë hap. Lidhur me këtë pyetje, sipas mendimit tim personal: Jo! Sepse edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dominon mendimi patriarkal(i trashëguar mendoj unë, edhe nga sundimi i turqve në Ballkan) që një nga format e edukimit është dhuna.

A duhet shteti ta ndalojë me ligj rrahjen e fëmijëve? – Po! Unë mendoj që me thellimin e krizës ekonomike të ardhurat personale të arsimtarëve janë duke rënë në mënyrë të shpejtë. Dhe me rritjen e krizës ekonomike, sipas mendimit tim, ashpërsohen marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kjo i ka kapluar edhe shtresën e arsimit fillor, të mesëm dhe atij universitar. A ka ndonjë rast që ju do ta lejonit përdorimin e ndëshkimit trupor për fëmijët? Unë, për veten time, jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›