A duhet të zhgënjehemi ne shqiptarët për të 3-tën herë?
Nga : Vebi Zef Dalipi
Në kuadrin gjithëpërfshirjes së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 është me vend, që nga çdo qytetar para se të hedhë votën e tij, duhet të mendohet, duke nxjerrë mësime e konkluzione për mangësitë dhe tragjeditë e ndodhura më përpara, mbasi dhe ata kanë një përgjegjësi morale me votën e hedhur pa përgjegjësi. Në lidhje me problemin e zgjedhjeve, në shtypin e kohës jam ndalur në disa raste duke trajtuar mangësitë e ndodhura e të krijuara qëllimisht nga politika, si dhe kam shtruar alternativë për shmangien e rrugëve abuzive të përdorura deri tani. Për këtë problem: shif gazetën Ballkan 23 shkurt 2007; gazetën Telegraf 13 mars 2008.
Është vërtetuar se në Shqipëri me të gjitha llojet e zgjedhjeve të zhvilluara deri tani (përjashtuar ato të vitit 1992 që ishin për ndryshim) pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 30% d.m.th. se nuk kemi patur mazhorancë reale, por fiktive. Fiktivitetin e këtyre mazhorancave shqiptarët e kanë paguar dhe po e paguajnë me tragjedinë e 97-tës me pasoja të pariparueshme me tragjedinë e Gërdecrave me varfërinë e tejskajshme, me tradhtinë ndaj interesave të vendit e Kombit në tërësi etj... Se kush janë regjisorët e të gjithë këtyre mizorive të bëra ndaj shqiptarëve, janë të qarta për çdo qytetar të ndershëm, pjesëtar i këtij vatani, por për një gjë duhet të jemi të bindur se: Me votën e papërgjegjshme, apo me mosshkuarjen në votime, për pasojë kanë dalë në krye të pushteteve individë me prirje të theksuar sadiste. Në të njëjtën kohë është fakt i pamohueshëm vargu i mizorive të kryera nga zyrtarët e të gjitha niveleve me në krye kupolën, ku rreth 50% e ministrave janë shkarkuar nga detyra dhe janë me precedent penal në labirinte të pafund. Pra: Kuptohet se sa mirë janë kujdesur për elektoratin që i kanë votuar, duke i vjedhur dhe mashtruar shqiptarët çdo orë të ditës me lloj-lloj formash e mënyrash. Në vazhdim, është për të ardhur keq për servilizmin e disa mediave të pavarura si pushteti i katërt të cilat ndjekin refrenin e tragjedibërsave të shqiptarëve. Këtu nuk bëhet fjalë për Gazetën 55 si zëdhënëse e zellshme dhe fanatike e pushtetarëve mbasi kjo dihet, por ka dhe ndonjë gazetar, megjithëse me përgatitje profesionale shtrembëron realitetin në lidhje me mendimet e shprehura gjatë intervistimit të qytetarëve nëpër rrugë, siç është rasti i dt 04.04.2009 nga gazetarja e TVSH. Në të njëjtën kohë është me vend të rikujtojmë se asnjë diktator në kohë dhe hapësirë (kuptohet: dalë nga vota joreale e popullit) nuk i ka shpëtuar ndëshkimit të sovranit, për mizoritë e bëra ndaj tij. Për këtë mjafton të përmendim vetëm në Evropë ku dihet si kanë përfunduar fizikisht dhe reputacioni i diktatorëve si Napoleoni, Hitleri, Musolini, Stalini, Çaushesku, Enveri, Sllobodani etj. Me rëndësi është që ne shqiptarët me votën tonë të mos nxjerrim diktatorë, duke mos u zhgënjyer për të 3-tën herë.