E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Ndini R.BARDHI
Politikanë, ju jeni prej tetëmbëdhjetë vjetësh në majë të qeverisjes shqiptare, ju, me ardhjen e demokracisë në Shqipëri keni në dorë qeverisjen, jetën, drejtësinë, barazinë, mirëqenien e popullit shqiptar të shumëvuajtur për pesë dekada komunizëm. Me ardhjen në pushtet nëpërmjet votës së votuesit popull, morët një përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave njerëzore të lirisë, drejtësisë, barazisë dhe autoritetit të pakufizuar të burrit të shtetit. Ju u ngjitët gjer atje nga njeriu i thjeshtë dhe i shtratit popull. Ju tani jeni deputet dhe ministër. Keni në dorë fatet e popullit. Kjo është përgjegjësi e madhe. Ju përfitoni nga besimi që ju dha. Por kini mendjen sepse pushteti i karriges të tjetërson. Votuesi ka një forcë të madhe, protestën demokratike. Shpirti i njeriut të lirë në demokraci kërkon drejtësi dhe barazi. Ai sjell me vete reflekse drite dhe shprese të pamposhtur. Demokracia është drejtësia.
Ju, në demokraci jeni përgjegjësia. Vlerësojeni. I zoti i vërtetë demon në një moment të caktuar do të kërkoj zgjidhjen e problemit të pronës e do të trokasë në derën e zyrës. Kush mendon e vepron ndryshe, siç ka ndodhur e po ndodh në çështjen e kthimit të pronës, pjell privilegjin dhe mbas tij shpërdorimin e pushtetit. As rasti i përvetësimit të pronës së tjetrit, as shpërdorimi nuk janë drejtësi. Ato i pret një e ardhme e pasigurtë dhe dramatike. Që nga ky çast vjen paralajmërimi i padrejtësisë.
Që nga ky çast njeriu proteston dhe demaskon korrupsionin tuaj dhe në mënyrë të padrejtë përfitimet e juaja e pse jo edhe lumturinë tuaj në realitetin e sotëm shoqëror. Ajo (kjo) që bëni e ka emrin padrejtësi dhe jobarazi, të cilat i shkaktojnë mjerimin të tjerëve. Ju keni çekiçin dhe arrën, gjithçka jetësore, njerëzore dhe ekonomike, sepse të tjerët skanë asgjë. Njeriu i varfër, i mohuar, i poshtëruar nuk gjen veten, drejtësinë dhe për më tepër, pak barazi. Ai në qënien e tij ka dëshpërimin dhe kërkon të mbroj një çështje të pashpresë. Këtë realitet njeriu i sotëm po e heq në kurriz, sepse politikani qeverisës i votëbesuar prej tij nuk mendon për të, por për veten e tij. Parimi secili për vete e ka bërë shoqërinë shqiptare, njeriun e pambrojtur, fëmijën, të moshuarin, nënat me shumë fëmijë, të sëmurët etj., që të mos ketë asnjë lloj përkrahje shpirtërore dhe ekonomike, përveç se braktisjes në rrugë të madhe të mjerimit. Ku është drejtësia, barazia, liria dhe e drejta e njeriut për të jetuar si njeri? Unë, në këtë demokraci nuk jam asgjë, thotë njeriu, jam vetëm një qënie pa identitet dhe ekzistencë. Shoqëria njerëzore është një fytyrë, dhe unë jam pjesë e saj. Ju do të më dëgjoni zërin tim të padrejtësisë, sepse skam punë e mjete jetese për të mbijetuar. Kjo është e dhimbshme dhe e padrejtë, pabarazi dhe braktisje e paparë. Jam këtu përpara jush o politikan qeverisës, të çirrem me tërë forcën e shpirtit për padrejtësitë që më bëni mua dhe këtij populli, të këtij sovrani që është i torturuar, të këtij avokati të dëshpërimit dhe të këtij gjykatësi që ka qenë dhe vazhdon të jetë i dënuar. Ku është drejtësia, ku është barazia, ku është njeriu, ku është demokracia e vlerave njerëzore? Demokraci do të thotë barazi dhe jo grykësi. Politika dhe politikani i sotëm shqiptar gjatë këtyre tetëmbëdhjetë vjet demokraci ka menduar dhe vazhdon të mendoj për vete dhe jo për të drejtat e njeriut si njeri. këtë e shikon me sytë e tij çdo shqiptar dhe njeri i ndershëm, sepse në mënyrë dramatike e pse jo edhe tragjike, për kafshatën e gojës, e përjeton këtë realitet në kurrizin e tij. E dhimbshme sa ska ku të vej më tej. Njeriu i sotëm përpëlitet për të gjetur veten, të tjerët, dashurinë, shpirtin njerëzor, sepse në kraharor i rëndon varfëria shpirtërore, varfëria ekonomike e pse jo edhe urrejtja.
Kërkon drejtësi, kërkon shpresë, kërkon humanizëm, kërkon sadopak barazi, por asnjërën e as tjetrën nuk i gjen. Nga tja filloj? Të emigroj, të bëhet i pandershëm, të vjedh e të mashtroj? As vetë se di. Në detin e pafund të vuajtjeve të sotme njerëzore janë mbledhur aq shumë probleme jetike e njerëzore, saqë të gjitha përbëjnë argumente të akuzës ndaj politikës dhe qeverisjes së sotme. Të gjitha me peshën e tyre e shtypin njeriun, i cili në shfaqjet e tij të sjelljes dhe jetës së përditshme është bërë një njeri që flet me veten, i rrezikshëm për jetën e tij, por edhe ndaj të tjerëve.
Njeriu dhe shoqëria shqiptare, duke ardhur nga sistemi komunist, ku çdo gjë udhëhiqej nga parimi: Interesi i përgjithshëm mbi atë personal nuk e kishin parashikuar këtë realitet të ri demokratik, këtë sistem të kapitalit, të individit dhe pronës private, të konkurrencës dhe vrapimit të moralshëm e të pamoralshëm, të mosinteresimit të njeriut ndaj njeriut, të politikës dhe qeverisjes së korruptuar secili në karrierë politike për të zhvatur sa është në pushtet etj., të cilat, të gjitha së bashku suallën padrejtësi nivelesh ekonomike, polarizime klasash shoqërore, shumë më tepër të varfër, që në realitetin e sotëm përbëjnë shumicën e popullsisë shqiptare, dhe një pakicë të pasurish, por që kanë në dorë të gjitha çelësat e motorit ekonomik të shoqërisë. Pra, më tej, në këtë realitet të sotëm shoqëror, vlera e drejtësisë dhe barazisë u zhduk si një antivlerë njerëzore, që, vështirë se mund të balancohet.
Njeriu i varfër ka qenë dhe vazhdon të jetë në shtratin e varfërisë së përjetshme në kohë, në sisteme politike dhe ekonomike dhe më tej në breza njerëzish. Ky është fakt dhe i pamohueshëm. Në antipod me këtë, i pasuri, tradicionalisht, në breza njerëzish, ka qenë dhe vazhdon të jetë i pasur. Të gjitha i përjetojmë, sepse, që me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, e para fjalë si një e drejtë njerëzore, që u lakua dhe vazhdon edhe sot, që i pasuri (pronari) të marrë pronën, pra, pasurinë e grabitur nga sistemi komunist. Natyrshëm, u krijuan në gjirin e shoqërisë padrejtësi morale, njerëzore dhe ekonomike, që do të thotë më tej shkallëzime apo nivele shoqërore (klasore), të pasur dhe të varfër, të cilat të gjitha së bashku e marrin emrin, pabarazi shoqërore.
A e kishte parashikuar çdo shqiptar, i ardhur nga sistemi pesë dekadësh komunist në sistemin e sotëm kapitalist? Natyrisht, që jo. Gjer dje ishte një punëtor, ndonëse i varfër por edhe i kënaqur, sepse ishin njëlloj me një televizor bardhë e zi, dhe me ardhjen e demokracisë së panjohur e utopike, ëndërrimtare për një jetë më të mirë, për drejtësi dhe barazi, gjeti dhe gëzon edhe sot, punën e punëtorit dhe forcën e krahut, varfërinë e atij sistemi komunist e trashëgoi edhe sot në sistemin demokratik.
Ritual i shkruar dhe i pakuptueshëm i fatit njerëzor. Padrejtësi dhe pabarazi, si për njeriun e varfër e të ndershëm, por edhe për njeriun e pasur. Dridhje e jetës dhe e shpirtit që të vërvitë në rrokullimë njerëzore.
Si për të varfrin njeri dhe për të pasurin njeri, në kohët e sotme moderne dhe demokratike, duhet të jetë e qartë si drita e diellit, tërë kaltërsia e qiellit, e gjithë toka e pasuria, ajri dhe oksigjeni, jeta dhe koha për çdo qenie njerëzore në këtë jetë, është rruzullim i pakufishëm që asnjëherë ska për të gjetur thellësinë e përjetshme të jetës njerëzore, të universit rrotullues të kësaj bote.
Njeriu, në këtë jetë, qoftë i varfër apo i pasur, ka parë, ka jetuar dhe ka provuar gjithçka. Për të dy shtresat, vuajtja, padrejtësia, pabarazia është lëkundje e jetës në një balancë shoqërore, është dridhje e përhershme e ndërgjegjes njerëzore e çfarëdo niveli qoftë. Njeriu, si krijesë e Zotit, në jetën e tij, sidomos në shekullin e qytetërimeve e familjaritetit të popujve europian e botëror, të masë, të gatuajë, të japë thellësinë e vlerave shpirtërore ndaj njëri-tjetrit si margaritar i së vërtetës, i drejtësisë, barazisë dhe përjetësisë universale. Vuajtja, është për çdo njeri, përzjerje dramash dhe mjerimesh në rrugën e jetës që do të jetoj në këtë botë.
Vuajtja është skamja për të varfrin, vuajtja është pasuria për të pasurin, i varfëri është në skamje, në të ftohtit, në uri, në poshtërime e përbuzje, por edhe i pasuri i sotëm nuk mund të jetë i qetë kur këmbët e tij shkelin në trotuare lypësin e përdhosur, sepse është turpi i ti

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›