Frika, perulja, perbaltja pergjunja , Edi Rama dhe Sali Berisha
Bejdo Malo
1. Frika
Edi Rama është dhe do të jetë kryetar bashkie por aspiron dhe për kryeministër... Sali Berisha është por dhe do të jetë kryeministër. Ky është slogani i vërtetë i kësaj fushate elektorale. Të tjerat nuk kanë rëndësi fare. Gjëja e parë që lexohet është frika dhe tmerri që ka zënë Edi Ramën. E thënë më thjesht burrit të gjatë i ka hyrë lepuri në bark.Fakti i parë nga deklarata bombë e Edi Ramës që do jetë hem kryetar bashkie dhe hem kryeministër. Ky është paralajmërimi i humbjes nga ana e këtij burri të gjatë. Ai nuk ka asgjë të sigurt. Domethënë ka frikë. Për të mos ngelur pa gjë ai ka vendosur që të mos e dorëzojë mandatin e kryetarit të bashkisë. Edhe po humbi ai përsëri mbetet me pushtet. Mos e gëzofsh as postin e kryetarit të bashkisë dhe as mos e arrifsh postin e kryetarit të shtetit e mallkonte dje Edi Ramën një prej militanteve të PS tek rrugë e Kavajës. Asaj i ishin hedhur si skifterë policët e bashkisë se po shiste në një tezgë ambulante qeska me çajëra mali Bio të mbledhura në malin e Dhëmbelit. Dashka dy kunguj nën një sqetull lumëmadhi- mallkonte ajo. Dashka një nuse të vjetër për postin e kryetarit të bashkisë dhe një nuse të re për postin e kryeministrit. U e zeza unë. Ai është frikacak. I ka shpëtuar në të mbathura ende pa u çelur fushata. Mjaftoi një tradhti e vogël nga ZOGBI dhe TOP Canal me Sokol Ballën në krye dhe Edi Rama, basketbollisti i talentuar u tmerrua. Frika e Edi Ramës lexohet me kilometra larg por kaq hapur nuk kishte bërë vaki asnjëherë. Duket sikur është e vërtetë ai thashetheme që qarkullon nëpër Tiranë, që Edi Rama po ta ka frikën është tjetër njeri dhe po e pa që ja ke frikën të shkel me këmbë.
2. Përulja
Të gjithë ata që e ndoqën intervistën e Sali Berishës ditën e enjte në një televizion të djathtë dhe ballafaqimin me katër gazetarët e panë që ai ishte shumë i qetë. Përtej pyetjeve të gazetarëve ai na konfirmoi se ata nuk i llogariste fare dhe në këtë intervistë kishte gjetur rastin të komunikonte me elektoratin e tij. Madje në pjesën e dytë të intervistës maratonë ai i mbizotëroi dhe vetë gazetarët. Ai ishte i prerë, i qartë, e kishte betonuar mirë llogoren e tij, ka vënë në punë tërë makinerinë që di ti shërbejë atij dhe që e ka sprovuar në disa zgjedhje dhe ka rikuperuar shumë nga faktorët që kërkonin të ngroheshin në tjetër diell në PD. Me fjalë të tjera edhe pse e thanë në mënyrë arrogante ai e shprehu qartë që fitorja është fitore dhe duhet të sigurohet me mund dhe me sakrifica. Madje ai lëshoi shumë pe dhe tregoi se këtë herë vërtet merr një risk shumë të madh mbi vete. Ai këtë risk kërkon ta marrë edhe pse vjen me nga një qeverisje katër vjeçare. Ai arriti që ta përulë Edi Ramën. Gjithë ai burrë i gjatë u përthye si gjembaçet e shkretëtirës së Amazonës kur vonohet shiu vetëm katër ditë para dhe nga një intervistë e kryeministrit aktual. Përulja e tij ishte shumë qesharake naive dhe e pështirë. Ai u dorëzua. Ai nuk është në gjendje as ta sfidojë dhe as ta përballojë Sali Berishën. PS, ndodhet në ditën më të keqe të saj falë aftësive të tij dhe të Gramos Ruçit. Në dukje shtiret si Gandist, por 100 vjet para Gandit të vërtetë dhe jo si 100 vjet pasi ai ka vdekur. E thënë më thjesht aq shumë u përkul dhe u përul sa më në fund e tha. Sa pa gjë të mbetem me një gjë. Vërtet nuk bëhem dot kryeministër, por mbetem kryetar bashkie.
Përbaltja
Përballë atyre që mund të quhen gabime të Sali Berishës por koha vërtetoi se është e kundërta Edi Rama provoi se është i përbaltur. Ende pa mbërritur në Spitalin Ushtarak viktimat e Gërdecit, Edi Rama tregoi se është i përbaltur. Berisha në intervistën e fundit ja tha hapur dhe qartë. Jozefina Topalli, kjo grua karizmatike dhe sfidante e denjë zbuloi se përbaltja e Edi Ramës është mbi 200 tabulate telefonike. Gojë të tjera të liga thonë se përbaltja është akoma më e madhe. Mos e gërvisht Bashkinë e tij Tiranës se përbaltja është shumë e madhe. Delijorgji ishte usta i madh. Baltën e madhe ja hodhi në surrat Edi Ramës dhe gjeneralëve, i pari vazhdon të jetë i përbaltur nga ai pasi i jep një leje ndërtimi në 5 ditë dhe të dytët u mashtruan për dy aspra. Për një shtëpi 200 metra katrorë dhe për një rrogë me dollarë në dorë. Por po të ishte vetëm kjo përbaltje Edi Rama ja kishte hedhur. Lepuri fle thellë nënë ferrë. Janë shumë e shumë kusure të tjera. Realisht Edi Rama problemet e mëdha nuk i ka fare as me shqiptarët dhe as me Sali Berishën. Hallet e mëdha i ka me PS. Ai e quajti një makinë të vjetër dhe të ndryshkur. Por e vërteta është krejt ndryshe. PS është si rrota e mullirit të erës që ti shtyp kockat avash avash. Parti e vjetër ajo. Të bluan ngadalë. Vërtet të lë tja hipësh por nuk qëndron dot në kurrizin e saj. Ajo e ka shpinën si të asaj pelës së pa çjerrë dhe të pazbutur. Vajhalli që të jesh i përbaltur dhe tja hipësh asaj në kurriz. Ata që Edi Rama i përbalt në PS, janë ustallarë të vjetër me lidhje dhe aleanca shumë e shumë të thella dhe të vjetra të gatuara në dhoma profesionistësh dhe dinë ta përbaltin vetë Edi Ramën me duart e të tjerëve. Këtë nuk ka kuptuar ai. Sa ta marrë vesh ai lojën e hollë të Ylli Bufit. Kastriot Islamit, Ben Blushit, Namik Dokles të tërë të ashtuquajturës gardë të vjetër, xhindet kanë vrarë dhe vetë vrasjen e xhindit thuhet në një fjalë të urtë në Përmet. Të tërë këta ustallarë profesionistë në zanatin e tyre duke qenë edhe kryetar bashkie edhe kryetar i PS, e përbaltën aqë shumë sa nuk ta merr mendja. Është e konfirmuar se ata bënë koktej të madh kur ai nuk dorëzoi postin e kryetarit të bashkisë për postin e kryetarit të PS. U rrekën duke vrapuar e duke i thënë se kështu ka ndodhur dhe në Francë e të tjera gjepura. Aq e madhe është përbaltja sa la dhe pa gojë sondazhi i ZOGBIT miqtë dhe analistët më të mirë të medias shqiptare Mustafa Nano, Skënder Minxhozi dhe Eduart Zaloshja. Në prapantezë ky i fundit është qind për qind mall importi në prag të skadencës.
3. Përgjunja
Kur pashë fjalimin e Edi Ramës në varrezat e dëshmorëve më 5 maj mu kujtua fjalimi i tij para arkivolit të të ndjerit deputet Fatmir Xhindi që uroj ti bëhet dheu sa më i lehtë pa vrasësit është vështirë të gjenden. Fjalimi para arkivolit të të ndjerit Fatmir Xhindi më kujtoi marshimin e tij nga Gërdeci në Tiranë para nja një muaji dhe fjalimin e tij mallëngjyes. Pavarësisht se ai i lexoi në këmbë dhe me sytë nga qielli këto fjalime mua mu duk sikur i lexoi gjunjazi. Sikur vërtet ti kishte lexuar gjunjazi ashtu siç numëroi votat për kalimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2009, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të na kishte mallëngjyer më shumë dhe do të na kishin shpëtuar dhe lot. Por unë ashtu e kam dëgjuar sikur i ka lexuar gjunjazi. Opozita në Shqipëri është e gjunjëzuar. Ajo nuk bën as detyrën më të thjeshtë të saj. Dhe këtë lloj gjunjëzimi ja ka dhënë një i gjunjëzuar. Të 60 deputetët aktualë të PS lozin me gjunjëzimin e tij. Ata si erdhën në pushtet si nuk erdhën njësoj e kanë. Paratë i kanë bërë të gjitha gjerat i kanë rregulluar. Pse të mos i nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e një qyrtyku.
Last Updated on Sunday, 10 May 2009 15:21