O Mulo, çfarë bëhet kështu mor jahu?! Edhe Leka Meksi iu rikthye politikës!
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Kam fatin e mirë ose të keq që rreth 90 % të shqiptarëve i njoh. Jo vetëm që i njoh, por i dua shumë. Kur kisha para Fordit, një Volvo me targën 4918A, isha pak xheloz, se e dija që kisha makinën më të bukur në Shqipëri. Por një njeri ma merrte gjithmonë, ai quhej Arben Bërdëllima. Mirëpo me këtë Volvo që i bie gjithë Shqipërisë me gjithë ish sekretarin e parë të rajonit numër 2 Isak Shehun, u bëra mik me shumë njerëz në këtë vendin tonë të dashur. Tani mbas 18 ose 19 vjetësh mbas Arjan Musteqes, tek pazari i Shumicës aty në Lushnje, njoha një grua a vajzë, që, sa herë shkoja aty më thoshte:
O Mulo, çfarë bëhet kështu mor jahu?! Më vjen edhe për të qeshur edhe për të qarë, kur një nga njerëzit që unë e dua si dritën e syrit dhe që quhet Aleksandër Meksi, i ka marrë koka erë. Më kujtohet ajo shitësja aty tek Lushnja:
O MULO ÇFARË BËHET KËSHTU MOR JAHU?!
Të mendosh që ky njëri ka qenë ministër. Absolutisht më i ndershmi, por absolutisht më frikacaku. Por unë prapë e dua si vëlla.
O Leka çtë duhet ty në moshën 71 vjeç të futesh sërish në politikë?!
Motrën time Dhuratën, e ke bashkëshorte. Fëmijët i ke si yje. Çfarë bën ti? O Leka i thërret mendjes? Me gjithë mend kujton se Saliu do tia jap tokat atyre që u takojnë? Harroje! Rreth 10 apo 15 herë iu kam thënë shqiptarëve të mi të dashur që i kam motra dhe vëllezër se sa të jetë Saliu gjallë, TOKA ËSHTË VOTË. Dhe del ti papritur që do vesh polin e lirisë. Ju Gjirokastritët ose jeni shumë budallenj ose jeni shumë gjeni. E kam thënë edhe herë tjetër që dy nga njerëzit e mi më të shtrenjtë janë nga Gjirokastra:
Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare. Absolutisht nuk e kam për turp të them që babai im ka punuar tek Enver Hoxha, si një gjeneral.
Leka! Je Meks! Çfarë janë këto budallallëqe që po bën?
Ti do i ngrike në këmbë shqiptarët! Ndoshta është edhe gabimi im që nuk të kam sjellë librin e Gustav Lebon me titull Psikologjia e popujve dhe e turmave.
Leka! Thirri mendjes! Ai, Saliu, e ka thënë: Unë vras veten po nuk fitova Dhe kaq.
Dhe prapë më kujtohet ajo Lushnjarja, me pyetjen O MULO ÇFARË BËHET KËSHTU MOR JAHU?!
Last Updated on Sunday, 10 May 2009 15:18