A e di NATO dhe SHBA se çpo ndodh me Ushtrinë?!
PIRO LUTAJ
Festimi i 3-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për këdo është një kënaqësi e veçantë. Liberalizmi i vizave dhe anëtarësimi në NATO përbëjnë arritjet më të mëdha, që pas rënies se komunizmit në vitet 90. Kjo e pasqyruar në ëndrrën popullore të lëvizjes së lirshme në Europë, por edhe në të qenët anëtar i një organizate ndërkombëtare me rëndësi jetike në fushën e sigurisë.
Menjëherë pas anëtarësimit, çdokush mendoi dhe gjykoi se të paktën Ushtria shqiptare më së fundi e gjeti rrugën e saj në këtë periudhë të stërzgjatur tranzicioni. NATO dhe principet e saj do të ishin udhërrëfyese të Ushtrisë shqiptare në misionin e saj për të siguruar sovranitetin kombëtar, por dhe paqen e sigurinë në botë. Megjithëse entuziazmi për anëtarësim, si rrallë në botë me 99% të popullsisë pro anëtarësimit në NATO, u tkurr me ngjarjen e turpshme te Gërdecit, u mendua se kontrolli demokratik, transparenca në programe, menaxhimi i personelit, planifikimi dhe buxhetimi i mbrojtjes do të ishin motot e ushtrisë sonë.
Pa dyshim, ceremonitë festive të ikjes apo ardhjes së kontingjenteve të ushtarakëve shqiptare, me misione në Bosnjë dhe Hercegovinë, Irak apo Afganistan që dominonin mediat, mbështesnin këtë mendim. Pra, Ushtria shqiptare po shpëtonte nga keqmenaxhimi apo ndërhyrjet e pafundme politike, dhe po integrohej realisht ne një Aleancë që e kishim ëndërruar prej vitesh
Shtrohet pyetja, por a është me të vërtetë kështu? Si ka ecur Ushtria këta 3 vjet pas anëtarësimit?
Duke përfituar nga rasti për të përshëndetur çdo ushtarak që ka dhënë dhe po jep kontributin e tij në operacionet paqeruajtëse jashtë vendit, gjykoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut, që në pjesën e brendshme të tij fsheh zhvillime në Ushtrinë tonë, të cilat duhet të shqetësojnë çdo shqiptar, por në radhë të parë NATO-n, por dhe aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë me miliona dollarë me qëllim që Ushtria shqiptare të arrijë standardet dhe kapacitetet si çdo vend tjetër anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Së pari, gjymtimi i parimit të kontrollit demokratik në ushtri, ku ministri anashkalonte vendimmarrjen ushtarake, solli ngjarjen e rëndë të Gërdecit me të gjitha impaktet e saj, fakt që çoi në shkarkimin apo dënimin me burg të një numri të konsiderueshëm ushtarakësh, përfshirë këtu edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Kjo ngjarje me pasoja tragjike u justifikua si një aksident përpara strukturave të NATO-s, ndërsa në Ushtrinë shqiptare nuk u bë asnjë analizë si dhe se, përse ndodhi.
Së dyti, mungesa e transparencës në gradime dhe emërime. Në këtë kontekst, duke parë që ushtarakët në gjyqin famëkeq të Gërdecit në mbrojtjen e tyre filluan të nxjerrin fakte të kalimit të kufirit të kontrollit demokratik në Ushtri, natyrisht lindi ideja që pasardhësit e tyre duhej të zgjidheshin ata njerëz që nuk do të mbërrinin në këtë pikë. Kjo procedurë filloi menjëherë me përzgjedhjen e gjeneralëve të rinj, procedurë e cila vërteton katërcipërisht shkelje të ligjit për gradat ushtarake, dhe të çdo kriteri apo procedure tjetër, të miratuara me ligj në shtetin shqiptar. Por kjo nuk ndodhi vetëm te gjeneralët. Gradimet e tri viteve të fundit, por sidomos të vitit të kaluar të kolonelëve të rinj, vërtetuan më së miri shkelje të mirëfillta ligjore. 90% e kolonelëve të rinj nuk janë në gjendje të flasin gjuhën angleze, e cila përbën një nga kriteret themelore të Ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s. Fakt i pabesueshëm, por i vërtetë. Çdokush mund ta testojë dhe vërtetojë këtë fakt (për arsye etike nuk do dëshiroja të përmendja emra). Këta kolonelë nuk plotësojnë kriteret, kanë tejkaluar apo janë në limitet e qëndrimit në Ushtri.
Kolonelët e rinj, produkt i krahinizmit, korrupsionit apo ndërhyrjeve politike, një gjë dinë të bëjnë mirë dhe kjo është firmosja e çdo urdhri apo udhëzimi të lidershipit ushtarak apo politik, ska gajle se ky urdhër apo udhëzim është në kurriz të mijëra ushtarakëve të tjerë, ligjeve të shtetit, kushtetues apo taksapaguesve shqiptarë.
Shkelja e transparencës shkon dhe më tej. Emërimi i Komandantit të Flotës Detare, që është bërë gjerësisht i njohur në shtyp, është një fakt tjetër që kalon dhe më larg duke shkelur Kushtetutën dhe duke marrë edhe rolin e Presidentit të Republikës. Por nuk është ky qëllimi i vërtetë i emërimit. Qëllimi i vërtetë i këtij emërimi është legjitimimi i heqjes nga struktura të bazës ushtarake detare të Bishtit të Pallës në Durrës, por në të njëjtën kohë dhe Komandës në Plepa Durrës, territore këto me mjaft sipërfaqe të lakmueshme nga çdo biznesmen i vendit apo i huaj. Emërimi i këtij komandanti u arrit pas heqjes në mënyrë brutale dhe të paargumentuar të zv/komandantit të Forcës Detare, që kryente funksionin e komandantit, pasi ai nuk pranoi strukturën e servirur me urdhër nga lart, por që komandanti i ri me patjetër e ka firmosur. Ndryshimet strukturore në Ushtri nuk mund të jenë artificiale, por si rezultat i ndryshimeve thelbësore në ambientin e sigurisë, i një studimi të thelluar të strategjisë së mbrojtjes, strategjisë së sigurisë kombëtare dhe asaj ushtarake. Në momentin që asnjëri nga këto dokumente nuk ka ende zyrtarizim, është në kufirin e të pamundurës të bësh ndryshime strukturore, por vetëm për qëllime në dëm të Ushtrisë shqiptare, që herët a vonë publiku shqiptar do ti marrë vesh.
Së treti, në menaxhimin e personelit. Mungon tërësisht një strategji personeli, që ti afrohet sadopak një vendi anëtar të NATO-s. Me dashje apo me qëllim mungon kjo strategji? Kësaj pyetjeje është shumë e lehtë për tiu përgjigjur. Shembulli i çdo vendi anëtar të NATO-s, ku çdo ushtarak i çfarëdo grade qoftë, njihet me emërimin e tij që dy apo në rastin më të keq, një vit përpara kohe dhe asnjëherë nuk kalon kufirin e tre vjetëve në një vend pune. Në Ushtrinë shqiptare, jo vetëm që kjo lloj strategjie nuk funksionon, por me lehtësi mund të gjesh drejtorë që kanë kaluar dy herë apo tri herë këtë kufi. Në këtë kuadër, po të kesh mundësi të kërkosh nëpër dosjet e personelit ushtarak, do të vëresh se në Ushtrinë shqiptare ndodhet numri më i madh i poliglotëve, numër të cilin dhe NATO apo SHBA-ja do ta kishin zili. Ushtarakët shqiptarë, të detyruar për të justifikuar gradën e tyre apo nëpërmjet një sistemi tepër të korruptuar të testimit të gjuhëve të huaja, kanë nga 2-3 certifikata të gjuhëve të huaja njëherësh, si italisht, anglisht, gjermanisht ndoshta ndonjëherë edhe kinezisht, certifikata të cilave asnjëherë nuk u është bërë transparenca. E njëjta gjë ndodh me universitetet civile.
Që të marrësh një gradë në Ushtrinë shqiptare, fillimisht duhet të plotësosh dy kushte kryesore: e para të kesh një lidhje miqësie me politikën (ministër, zv/ministër, deputet) apo të kesh dhënë kontribut në fushatën zgjedhore për spektra të ndryshëm të koalicionit në pushtet dhe, së dyti, të jesh mirë nga gjendja financiare. Më pas, kriteret për marrjen e gradës përpilohen në përputhje me të dhënat e personit apo numrit të personave që janë ravijëzuar. Megjithëse profili i personit të zgjedhur nuk mund të arrijë asnjë lloj niveli të gjuhës së NATO-s, apo në arsimimin ushtarak lë për të dëshiruar (ka përsëritur vitin, nuk është diplomuar në kolegjet e Mbrojtjes në vende të tjera por ka vetëm certifikatë, ka aplikuar më shumë se dy herë në marrje grade), probleme të cilat janë shkelje flagrante të ligjit për gradat në Ushtri, kjo gjë nuk përbën asnjë lloj shqetësimi për drejtuesit ushtarakë apo civilë; Mjafton që personi të plotësojë dy kërkesat e mësipërme. Le të marrim faktin më të thjeshtë: kriteret e një n/koloneli që të kalojë në gradën e kolonelit, duhet që gjatë periudhës 5vjeçare në gradën e n/kolonelit të ketë studiuar në një universitet (5 vjet), të këtë një master (1 vit, të ketë një doktoratë (3 vjet), të jetë në nivelet maksimale të anglishtes, të ketë një mision në operacionet paqeruajtëse (6 muaj), kritere të cilat duhet të plotësohen të paktën në 10 vjet. Për më tepër, çdo arsimim apo trajnim, jashtë periudhës 5-vjeçare të gradës së n/kolonel shumëzohet me zero. Pr