A e njihni Zotëriun e Parë të Kosovës? Ja, shikojeni
Bashkëshorti i Presidentes Atifete Jahjaga, Astrit Kuqi, ka qenë jashtëzakonisht i rezervuar ndaj mediave.
Ai asnjëherë nuk ka dalë në publik, derisa publiku i gjerë nuk ka parë ende fotografi të tij.
ExpressOnline sjell fotografinë e parë të Zotëriut të Parë të Kosovës.
Fotoja është shkrepur në Vlorë, në një takim të Presidentit Bamir Topi me homologen e tij kosovare, Atifete Jahjaga, e ku të dy presidentët shoqëroheshin nga bashkëshortët.
Në këtë takim, është vlerësuar se procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është i pandalshëm.
Zyra për shtyp e Presidentit Topi njofton se presidenti, duke vënë në dukje rolin në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajonin ballkanik, ka thënë se procesi i pandalshëm i njohjeve të reja të Kosovës po shënon arritje të reja përditë e më shumë.