E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Kursi i ri politik shtrihet në 5 shtylla kryesore

TIRANË Programi i ri politik i Partisë Socialiste pritet që të fokusohet në 5 drejtime kryesore. Sipas ekspertëve të PS-së, që po merren me hartimin e kësaj platforme, kursi i ri politik i PS-së, synon ta rikthejë këtë forcë politike në pushtet, duke u mbështetur në alternativa konkrete e nisma ligjore të grupit parlamentar socialist në sesionin e ri parlamentar. Drejtimet kryesore të këtij kursi pritet të fokusohen në zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme me biznesin, shoqërinë civile etj. Në thelb, ky kurs do të konsistojë në pjesëmarrjen e grupit parlamentar të PS-së në Kuvend përmes projekteve, në propozimin e drafteve që do të ndihmonin në realizimin e reformave të rëndësishme në vend si dhe në ofrimin e bashkëpunimit me Partinë Demokratike për ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, por edhe për votimin e drejtuesve të institucioneve kryesore siç është Avokati i Popullit apo kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›