E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbali për seancën e regjistrimit: Në Kuvend, 73 deputetë

TIRANË Kundrejt shqetësimit të shprehur përmes një letre publike nga deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, në faqen zyrtare të Kuvendit, te folderi i procesverbaleve është zbardhur e gjithë seanca e punimeve parlamentare të datës 7 korrik, ku u votua edhe ligji i ndryshuar “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”. Në faqen e internetit, në procesverbalin e datës 7 korrik shquhet fakti se të pranishëm në votim kanë qenë 73 deputetë, të cilët sipas procesverbalit të zbardhur kanë votuar për të gjitha marrëveshjet dhe projektligjet e parashikuara në rendin e ditës. Më pas, në procesverbal është zbardhur edhe debati për ligjin në fjalë, fjala e ministrit Pollo, kundërshtitë dhe amendimet e propozuara nga PDIU përmes deputetit Idrizi e deri te miratimi në tërësi me elektronikë. “...Hapet votimi në tërësi, me elektronikë... Mbyllet votimi. 71 pro, s’ka kundër, 2 abstenime. Kuvendi miraton në tërësi projektligjin ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8669, datë 26.10.2000 “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave’ të ndryshuar”,- citohet në dokumentin e punimeve parlamentare të datës 7 korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›