ACR thirrje minatoreve Rifilloni punen

ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve t’i bashkohet grupit që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës.
Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën.
Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.
Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar.