A eshte fjala vetem per nje koincidence
Diten e enjte ne rubriken Lettere al Corriere Corriere della Sera te publicistit te njohur Sergio Romano nje zoteri i quajtur Vittorio Messori bente nje propozim shume lsquointeresant. I shqetesuar mesa duket nga protestat e ashpra ne Campagnia kunder zonave te grumbullimit te mbetjeve zoti Messori hidhte idene e transferimit te aktiviteteve industriale qe refuzohen nga italianet ndash refuzim qe shpesh shoqerohet me shperthime dhune e trazira ndash ne Shqiperi.
Vetem pak milje larg nesh shkruante ai pjese shume te medha te bregdetit shqiptar jane krejtesisht te pashfrytezuara. Perse Italia te mos bleje nga Shqiperia nje siperfaqe prej 200 apo 300 kilometrash katrore shoqeruar me transferimin e sovranitetit te kesaj zone pra te behet zyrtarisht toke italiane ne te cilen te vendoset e gjithe ajo infrastrukture qe nuk pranohet ne Itali centralet berthamore qe u refuzuan nga rajoni i Puglia-s vendgrumbullimet e plehrave qe po i vene flaken Campagnia-s impiantet e perpunimit te hidrokarbureve qe nuk i do asnje rajon e pse jo edhe qendrat e stervitjes te ushtrise te cilat refuzohen nga Sardegnia. Italia thote zoti Messori do te zgjidhte nje pjese te problemeve te saj nderkohe qe edhe Shqiperia do te perfitonte ne planin ekonomik dhe ate te punesimit. Ai e pyet gjithashtu Sergio Romanon nese kjo do te ishte e lejueshme nga ligji nderkombetar. http//www.corriere.it/lettere-al-corriere/
Ne pergjigjen e tij zoti Romano elaboronte gjere e gjate faktin se ligji nderkombetar e lejon dicka te tille dhe se me cmimin e duhur apo incentivat e duhura ekonomike parimisht kjo do te ishte e mundur. Ai shton se Berlusconi dhe Kryeministri shqiptar Sali Ram Berisha kane firmosur nje partneritet strategjik cka do te thote se ekziston nje kuader te cilit do te mund ti shtohej edhe ceshtja e centraleve berthamore dhe e incineratoreve te plehrave. Me tej Romano jep arsyet perse Italise do ti leverdiste nje zhvillim i tille si per shembull dendesia e madhe e popullsise terreni malor dhe aktiviteti sizmik qe e bejne te veshtire gjetjen e vendeve te pershtatshme per ndertimin e ketyre industrive dhe ne fund sugjeron qe ndoshta kjo oferte do te ishte me lehtesisht e pranueshme nga pala shqiptare nese centrali berthamor dhe incineratoret qe do te ndertoheshin ne toke shqiptare sdo ti sherbenin vetem Italise por te dyja vendeve.
Me e pakta qe mund te thuhet eshte se e gjithe kjo ide vjen era neokolonializem nje ore larg. Dhe kete shqetesim e shpreh edhe vete zoti Romano qe ne fund te fundit eshte nje diplomat dhe historian me pervoje. Duhet thene po ashtu se ideja e mesiperme nuk duket se perben ndonje plan konkret te shtetit italian dhe se aty zoterinjte ne fjale shprehin thjesht e vetem opinionet e tyre. Por eshte realisht shqetesues perceptimi qe keta dy zoterinj qe shkruajne ne gazeten kryesore italiane kane per Shqiperine. Jo vetem kaq por kjo duhet te na shtyje te mendojme seriozisht per imazhin qe ka Shqiperia ne bote sepse ky eshte nje perceptim i denje per nje vend te botes se trete ne te cilin per cmimin e duhur mund te shkarkosh gjithfare punesh te pista e te rrezikshme kunder te cilave populli italian eshte ngritur sa here ne kembe. Natyrisht qe shqiptaret ne keto vite te gjata tranzicioni jane mesuar te shihen si qytetare te dores se dyte si varfanjake apo kriminele qe meqe spo qullosin dot gje ne vendin e tyre i zene deren botes. Por duhet thene se propozimi per ta kthyer nje pjese te bregdetit shqiptar ne nje kosh per plehrat dhe industrite e rrezikshme italiane e kalon cdo limit te pranueshem. A do te ishte e imagjinueshme qe po keta zoterinj ta benin nje diskutim te tille le te themi per Kroacine e cila ka nje vije bregdetare ku e ku me te gjate se ajo e Shqiperise
Si shqiptar nuk ka sesi te mos te te vije keq qe te pakten nder disa qarqe ne Itali ekziston nje opinion i tille neokolonialist ne lidhje me fqinjin e tyre pertej Adriatikut. Por ajo qe e ben gjithcka edhe me te dyshimte eshte fakti se hedhja ne tregun mediatik italian te kesaj ideje qofte dhe nga dy zoterinj qe zyrtarisht nuk kane ndonje lidhje me shtetin italian perkon me nje sere debatesh tejet te ndezura te koheve te fundit ne Shqiperi te cilat e kane zanafillen te propozimi i perseritur i zotit Berisha per te ndertuar nje central berthamor. Sigurisht kur lexon shkrime si ato te sipercituarat vetiu te vjen ndermend pyetja A eshte valle nje koincidence qe keto ide hidhen ne tregun mediatik italian menjehere pasi qeveria Berisha merr vendimin per te lejuar importin e plehrave Cfshihet pas gjithe kesaj Cilat jane palet e interesuara
Natyrisht ne nje situate te tille eshte e lehte te biesh pre e paranojave ksenofobe prej vendi te vogel aq me teper kur behet fjale per tu shnderruar ne nje pike grumbullimi per plehra apo ne nje qender centralesh berthamore. Por ne fakt mendoj se nuk ia vlen qe problemet per kete situate ti kerkosh tek italianet sepse dhe nese ne Itali vertet ka qarqe me synime e interesa te tilla ata thjesht gjejne e bejne. Faji duhet kerkuar te qeveria shqiptare e cila sic po behet perdite e me e qarte per hir te ruajtjes se pushtetit dhe sigurimit te mbeshtetjes nderkombetare ne nje moment qe po i rreshqet toka nen kembe nuk do te hezitonte ta mbushte vendin fund e krye me plehra e centrale berthamore te fale detin e te gjitha asetet e tjera te ketij vendi. Nga ana tjeter gjykoj se kemi te drejte te kerkojme nga pala italiane qe te tregohet sa me e pergjegjshme e largpamese ne marredheniet e saj me Shqiperine duke i rezistuar tundimit per te shfrytezuar papergjegjshmerine e qeverive shqiptare per te shkarkuar ne kete vend problemet si puna e atij te plehrave dhe industrise berthamore. Keto veprime vertet do ti sillnin Italise dhe qeverive te radhes perfitime ne planin afatshkurter por rrezikojne te shkaktojne deme te medha afatgjata ne marredheniet e mira dhe besimin qe eshte ndertuar ne vite mes dy popujve tane. Italia eshte nje partner historik e me nje rendesi tejet te madhe per nje vend si Shqiperia se ciles shqiptaret i jane mirenjohes per ndihmen e pacmuar qe na ka dhene ne momentet tona me te veshtira apo me se fundi per rolin qe ajo ka luajtur si nje avokate e zjarrte e liberalizimit te vizave per shqiptaret. Por pikerisht prandaj ajo sduhet te lejoje qe te bjere ne aventura te kesaj natyre.