E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e aboneve

Asnje cope deri ne permbushje te kerkesave Bashkia ministria e Shoqata e Transporteve Financat heqin pergjegjesine nga vetja

Asnje abone nuk eshte shitur dje ne linjat e qarkullimit nderqytetes. Dje duke nisur nga mengjesi deri ne darke numri i qytetareve qe kane marre linjat e urbanit kryeqytetas kane qene me te pakte ne numer krahasuar me fillimin e javes se kaluar.

Per me shume te gjithe ata qe blinin 1200 leke nje abone te pergjithshme tani do te duhet te paguajne minimalisht 1800 leke ne muaj per te marre te pakten 2 here ne dite nje nga linjat e transportit publik tashme te privatizuar.

Qytetaret kane qene te acaruar lidhur me papergjegjshmerine e institucioneve per tiu pergjigjur kerkesave te operatoreve te transportit te cilet jane te detyruar te paguajne kredite e marra per te permiresuar transportin qytetas. Shoqata e Transporteve as nuk ka ndermend te leshoje pe e te nxjerre ne shitje pajtime mujore per askend per sa kohe ministrite e linjes Transportit Financave Mbrojtjes Punes e cdo sektor tjeter te marre pergjegjesite. Keshilli Bashkiak as qe ka ne plan te mblidhet per te diskutuar pjesen qe i takon per problemin e mungeses se aboneve. Nderkohe qe institucionet dje kane luajtur topa djegesi me deklarata duke hequr pergjegjesine nga vetja e duke u vertitur brenda nje rrethi vicioz pa nxjerre asgje ne drite.

Bashkia e Tiranes ka njoftuar se ka nisur nje projekt te madh te permiresimit te sherbimit te transportit publik ne kryeqytet. Per te mbeshtetur kete pune te Bashkise se Tiranes dhe operatoreve te transportit publik eshte e nevojshme venia ne funksionim e disa ndryshimeve ligjore dhe vendimeve ekzistuese te Keshillit te Ministrave ne fuqi. Ne kete kuader Bashkia e Tiranes kerkoi dje zyrtarisht nga Ministria e Financave Puneve Publike dhe Transportit qe te reagojne ndaj kerkesave te operatoreve te transportit publik lidhur kjo me lehtesirat fiskale qe nevojiten ne funksion te permiresimit te sherbimit te transportit ne Tirane. Ndersa jo publikisht bashkia deklaron se operatoret kane shkelur kontraten mes paleve dhe pezullimi i aboneve eshte shkelje flagrante. Kerkojme nga operatoret te shperndajne abonete pasi kjo ceshtje do te zgjidhet pa asnje pasoje per qytetaret si dhe pa krijuar asnje veshtiresi per ta ne perdorimin normal te sherbimit te transportit publik ka sqaruar dje zyrtarisht Bashkia e Tiranes. Sqarojme se transporti urban eshte funksion ekskluziv i pushtetit vendor dhe fondet per kete qellim jane bere prej shume vitesh pjese e transfertes se pakushtezuar te pushtetit vendor. Mbi kete baze pergjegjesia kryesore per zgjidhjen e problemeve te ketij sektori u takon bashkive ka deklaruar zyrtarisht Ministria e Financave.

Vendimin e kane kundershtuar qytetaret qe cdo muaj terheqin abonete e kane kundershtuar shoqatat e personave me aftesi te kufizuara si dhe kategorite e tjera qe perfitojne transport urban falas sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi.
Po ashtu ka reaguar dje edhe zyra per mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas kesaj zyre rezulton se Bashkia Tirane bashkerisht me shoqaten mbajne te fshehur kushtet kontraktuale bashkindashkompani duke i hequr te drejten publikut dhe medias te konstatojne paligjshmerine e veprimeve te kompanive ne raport me mosnjohjen e aboneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›