Obama dhe Uen: Ekonomia po jep shenja rizgjimi
Të dy liderët e superfuqive botërore kanë folur për shenja ringjalljeje të gjendjes ekonomike në vendet respektive. Kryeministri kinez, Uen Xhiabao, deklaroi dje se ekonomia e vendit të tij gjatë muajit mars qe në gjendje më të mirë nga ç‘qe parashikuar më parë, megjithëse pa të arsyeshme të sqaronte se sfidat për të dalë krejtësisht nga kriza qenë ende shumë të mëdha. Uen, i cili e ka bërë këtë deklaratë pas një raporti të Bankës Qendrore kineze sipas së cilës muajin e shkuar u shënua një rekord në sasinë e kredive të dhëna, shtoi se rritja industriale gjatë marsit arriti shifrën 8.3 për qind, mjaft më e lartë nga mesatarja rekord prej 3.8 përqindësh e regjistruar gjatë dy muajve të parë të vitit.
Sipas disa analistëve të cituar nga agjencia "Reuters", të cilët bazoheshin kryesisht te të dhënat zyrtare të këtij shteti, rritja e produktit industrial në Kinë për këtë muaj pritej të mos e kalonte 6 përqindëshin. "Industria kineze ka dhënë disa shenja pozitive, por duhet të vërejmë se ekonomia jonë ka ende sfida të mëdha përpara", u tha Kryeministri kinez reporterëve në një resort të Tailandës, ku liderët e Azisë Lindore gjenden për të zhvilluar një samit.
Shtoi se politikbërësit kinezë kishin marrë masat e duhura për të rimëkëmbur ekonominë e tretë botërore nga ajo që ka rezultuar kriza më e rëndë në nivel global që nga Depresioni i Madh i viteve tridhjetë. "Politikat e qeverisë kineze janë ndërmarrë në çastin e duhur, kanë qenë vendimtare dhe të goditura", u tha Uen reporterëve.
Shenja më e fundit që përpjekjet e qeverisë për ringjalljen e ekonomisë kanë qëlluar në shenjë është fakti që procesi i kredidhënies kapi shifra rekord gjatë muajit mars.
Bankat dhanë 1.89 trilionë juanë (276.6 miliardë dollarë) hua gjatë muajit mars, duke e çuar totalin e kreditimit për gjithë tremujorin në 4.58 trilionë juanë - shifër që i afrohet shumë pranë sasisë së kredisë që qeveria kishte parashikuar të lëvrohej gjatë gjithë vitit.
Analistët i shohin këto të dhëna të kreditimit si shenjë se lëvizjet e Pekinit për të stimuluar ekonominë e brendshme kanë dhënë rezultate, por edhe këta bënë shumë kujdes në arritjen e përfundimit se rimëkëmbja e plotë është shumë pranë. "Kreditimi i marsit është i fortë, por është ende e paqartë nëse huadhënia është në gjendje të ringjallë plotësisht sektorin e ekonomisë", tha Zhang Ksiao Xhing, ekonomist në Akademinë Kineze të Shkencave Shoqërore.
Për shenja të tilla ringjalljeje kishte folur një ditë më parë edhe Presidenti amerikan, Barak Obama. Edhe ai foli "për rreze shpresëdhënëse", të cilat megjithëse të pakta, premtonin për hapa të tjerë pozitivë gjatë javëve të ardhshme në kuadrin e përpjekjeve kundër recesionit ekonomik. "Kemi ende shumë punë për të bërë", u tha Obama reporterëve pas një takimi mes disa përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme ekonomike në vend, ku merrte pjesë edhe kryetari i bordit të rezervës federale, Ben Bernanke. Por ajo e bëri konferencën për shtyp të zinte faqet e para të gazetave qe fraza, "po nisim të shohim progrese". Obama foli një ditë pas publikimit të të dhënave pozitive në tregjet e aksioneve dhe në shifrat e papunësisë dhe pasi këshilltari i tij ekonomik, Lorenc Samers, kishte folur për ndalje të rënies ekonomike në mesin e këtij viti.
Ishte hera e parë që Obama përdorte tone të tilla mbi gjendjen ekonomike dhe, pa hyrë në detaje, deklaroi se "gjatë javëve të ardhshme do të shihni edhe më shumë lëvizje nga ana e administratës sonë".