E Hënë, 2 Nëntor 2026

A është gati shoqëria shqiptare për në BE?

U bë mëse një dekadë e gjysmë që Shqipëria theu hekurat e izolimit diktatorial dhe të gjithë me një shpresë të madhe u drejtuam dyerve të Europës. Në një mënyre ose në një tjetër, me qindra dhe mijëra njerëz ia arritën që fizikisht të hynin në Europë. Por sic dihet kalimi nga një sistem diktatorial , ku e drejta e fjales, e drejta e të menduarit dhe e drejta e të vepruarit ishin të ndaluara, në një sistem demokratik, të ndërtuar mbi vlera komplet të kundërta nga ato me të cilat shqipatari kishte bashkjetuar në mëse 45 vjet, do sillte me vehte, dashje padashje, probleme në adoptimin e njerezve në këtë sistem. Them keshtu pasi shumw individw nw vitet e para të pluralizmit e ngatërruan konceptin ‘demokraci' duke e kuptuar atë si një ‘liri pa kufi'. Dhe ishin problemet e këtij lloji të cilat e treguan shoqërinë shqiptare disi si të papërgatitur për në sistemin demokratik. Por thirrjet e njerëzve ‘Shqipëria Europë' të linin të kuptosh që dëshira e tyre ishte të integroheshin në Europë sipas standardeve që ajo kërkonte.
Por këtu problemi është se megjithëse Shqipëria kaloi mëse 15 vjet nga ndryshimi i sistemit ajo akoma nuk ka arritur të bindë me të vërtetë BE-në për një gjë të tillë.
Këtu kuptohet që faji është i të dyve, i politikës por edhe i shoqërisë shqiptare.
Pra, duke e lënë mënjanë politikën shqiptare që është edhe më e rëndësishmja, mendoj se krahas saj edhe shoqërisë shqiptare i del një detyrë e madhe në integrimin e Shqipërisë në BE. Besoj se asnjë nga strukturat e BE-së nuk ka asnjë farë dyshimi tek dëshira e shqiptarëve për të hyrë në familjen europiane. Sepse këtë populli shqiptar e ka theksuar shpesh në forma të ndryshme. Por siç dihet vetëm vullneti i mirë nuk mjafton në politikë. Atë duhet ta konkretizosh me shembuj.
Ndër të parat që shoqëria shqiptare duhet të tregojë botës është, që ajo është një shoqëri ndërtuese. Pra në fushën e mendimit dhe të veprimit duhet të shpalosë të gjitha aftësitë e saja si një shoqëri që anon nga ndërtimi dhe jo shkatërrimi. Theksoj në fushën e mendimit e të veprimit pasi të dyja, po t'i krahasojmë me ato të vendeve europiane, të lejnë për të dëshiruar. Në të parën ne jemi të varfër pasi ne nuk kemi një elitë mendimtare intelektuale ku mund të trokasim për çdo problem. Po të shikosh, p.sh. në Francë, për çdo problem sytë drejtohen nga ekspertët dhe njerëz që kanë vlera akademike në atë fushë dhe jo siç bëhet tek ne që në televizor shikon të njëjtat fytyra që flasin për çdo lloj problemi që parashtrohet. Pra në shoqërinë shqiptare zëri i intelektualeve, që për mendimin tim nuk mungon, aktualisht nuk kumbon nw kubenw e mendimit. Ky sipas opinionit tim është një disfavor për shoqërinë shqiptare pasi i ngjet asaj anijes pa kapiten, qw pret qw ndonjw erw ta çojw nw ndonjw port. Ndërsa në të dytën, në fushën e veprimit, shoqëria shqiptare lë akoma dhe më tepër për të dëshiruar. Shembulli i vitit 97'të, i cili qëndron si një njollë e zezë mbi të. Mënyra se si protestojmë, revoltohemi dhe reagojmë është shumë larg nga ajo e shoqërive të zhvilluara europiane. Pak a shumë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për shoqërinë turke e cila për nga ana zyrtare ka firmosur më shumë ‘letra' se ne për të hyrë në BE.
Lidhur me këtë aspekt do doja të jepja disa shembuj nga jeta e përditshme në Shqipëri dhe nga jeta në Francë. Psh këto ditë në Francë janë organizuar protesta jashtzakonisht të mëdha kundër ligjit të ri të punësimit (CPE) të nxjerrë nga qeveria e Dominique de Villepin, por në asnje rast (të paktën deri tani) nuk mund të konstatosh një pronë shtetërore apo private të dhunuar. Kuptohet që protestat e famshme në Paris dhe në rrethinat e saj nuk duhen ngatërruar me ato më sipër pasi konteksti është plotësisht i ndryshëm dhe ata që protestuan nuk ishin pjesë e mirfilltë e shoqërisë franceze.
Gjithashtu nuk përdorim shumë fraza të cilat i japin një shije të vçantë jetës së përditshme. Mënyra e sjelljes së njerëzve në jetën e përditshme në Shqipëri është larg rregullave të xhentilesës. Rrugës tek ecën njëri po të të bjerë pa dashje me sup nuk dimë të tolerojmë, por edhe ai që i bien shpesh nuk di të thotë ‘më fal'. Një shembull tjetër: në Francë është e pamundur që ti të hysh në bashkwbisedim me njërin dhe të kërkosh nga ai diçka pa i thënë ‘mirdita' apo ‘ju lutem'. Po deshët provojeni të kërkoni diçka pa i thënë ‘mirdita, ju lutem' se do përballeni me një ‘mirdita' të hedhur fytyrës sikur do të të thotë ‘përpara thuaj mirdita pastaj hyr në temë' Po ashtu është e pamundur që pasi keni mbaruar bisedën të largoheni pa i thënë ‘faleminderit dhe ditën e mirë'. Unë për vete një sjellje të tillë në Shqipëri, lëre nga njerëzit e thjeshtë, por edhe në instucione shtetwrore ose në portën e parë të Shqipërisë, në aeroportin e Rinasit ku aty të presin policët me një sjellje tepër arrogante, nuk e kam parë.
Në Francë të jep kënaqësi kur makina të ndalet te këmbët dhe të jep rrugë duke të bërë me shenjë ‘kalo'. Një rast i tillë rrallë herë mund ta shikosh në Shqipëri ku makinat sikur vihen në rradhë se cila të dali e para. E sa e sa shembuj të tjerë.... Njëkohësisht kësaj shoqërie i bie në kurriz të rregullojë imazhin jo të mirë të krijuar në shtetet europiane nga disa shqiptarë të pa ndërgjegjshëm.
Pra shoqëria shqiptare duhet të jetë koshiente se pa arritur disa standarte të këtyre llojeve do e ketë të vështirë të integrohet dhe të lërë një emër të mirë në BE. Por të mos mendojë kush që në shoqërinë europiane nuk ka probleme. Ka por janë të një aspekti tjetër që fatkeqësisht ne deri tani vetëm ato kemi mundur t'i marrim. Disa nga këto të cilat ata i pranojnë edhe vetë janë droga, divorcet e shumta, bashkëjetesa duke i mbyllur dyert martesës, individualiteti i tepruar etj etj te cilat nuk do i shtjelloj në detaje.
Së dyti, shqiptarët duhet të mësohen të punojnë sëbashku në unitet për të mirën e Shqipërisë duke i lënë pas mendimet politike që ato kanë. Pra duhet ta dijnë që interesat e vendit vijnë para interesave partiake. Vetëm në këtë mënyrë ato mund të bëhen të vlefshëm dhe të denjë për Shqipërinë. Mbyllja e syrit vetëm e vetëm se ai ose ajo është e partisë që ai ose ajo mban nuk është gjë tjetër vetëm një tradhëti që i bëhet vendin. Në Shqipëri gjen nga ato përsona ku u bën goja dhe thojnë se s'kanë çfarë i duhen dritat, uji apo ndonjë nevojë tjetër elementare vetëm e vetëm tu "rrojë" partia e tyre, në një kohë që në vendet e zhvilluara europiane, si Franca, Gjermania etj, elektorati i zgjedh ato vetëm e vetëm për tu siguruar atyre ato nevoja që ato kanë dhe që në momentin që politikanët nuk i sjellin në vend premtimet e bëra ato bëhen shwnjestër e kritikave te shoqërisë vendase që i ka zgjedhur. Pra për to interesat partiake nuk janë mbi interesat e vendit.
Së treti, por jo e fundit, shifrat e korrupsionit, vrasjeve, prostitucionit, vjedhjet, grabitjet e shumë e shumë parametrave tregues që të japin lejekalimin për në BE janë në një masë shumë të lartë. Pra kjo tregon se kjo shoqëri bashkjeton me këta fenomene në ‘harmoni'. Them kështu pasi këto fenomene, p.sh. korrupsioni, kanë zbritur gju më gju me popullin dhe nuk janë raste që shikohen vetëm në rrangun politik, gjë që ekziston edhe në vendet më të zhvilluara të botës, por edhe tek ai njeriu më i vogël që ka dicka në dorë.
Pra, të gjitha këto janë disa nga parametrat matës të gjendjes së një shoqërie dhe në shoqërinë europiane korrupsioni, vrasjet, vjedhjet, grabitjet jo se nuk ekzistojnë por reagimi i shoqërisë është jashtzakonisht i ndjeshëm gjë e cila mungon në shoqërinë shqiptare. Pra është shoqëria ajo që duke reaguar kundër këtyre sëmundjeve do shtërngojë klasën politike të eci drejt progresit drejt BE-së, edhe po qe se ajo nuk është në atë hall.
Si përfundim, është e pa diskutueshme që populli shqiptar është i vetëdijshëm që ai i përket Europës por ai duhet të bëjë akoma dhe më tepër, të zgjohet dhe të reflektojë të mendojë t'i kërkojë falje vetës për ato që duhej të bënte por nuk i bëri. Mënyra më e mirë për ne e të kërkuarit falur është të filluarit sa më parë të vendosjes së një tulle për të ardhmen e Shqipërisë.

*Master për shkencat sociologjike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›