Mos shkoni në aeroporte pas vizitës së mjekut!
Një mbasdite në universitetin e Teksasit në Austin ndërsa të gjithë ishin duke lënë vendet e punës përsa i përket mësuesve dhe ndërsa nxenesit po dilnin nga klasat e tyre rruget e korpusit u pushtuan nga dhjetra zjarrfikëse dhe disa ambulanca. Itenerari i këtyre automjeteve që nuk ndjellin për mirë përfundoi tek ndërtesa e shkencave eksperimentale e cila u rrethua menjëherë dhe te pranishmit në një rreze të caktuar të ndertesës u izoluan për arsye se ishin pranë ndërtesës që do të bëhej objekti i vëmendjes së kalimtarëve si dhe merakut për ata që ishin brenda dhe pranë saj. Pas marrjes së këtyre masave kaq serioze edhe vete kalimtarëve ju mbush mendja se këtë rradhë nuk po bëhej fjalë as për shpëtimin e ndonjë maceje shtëpiake që ka ngelur në pemë e as për zgjimin nga gjumi të ndonjë arushi. Ndërkohë rrezja e izolimit u zgjerua edhe më shumë. Shtypi vërshoi për ta trajtuar ceshtjen LIVE. Të gjithë dicka prisnin. Orari më i keq peërsa i përket trafikut po bënte që "te mirëpriturit" të vononin. Pas dy orësh, ardhja e ekipeve të HAZMAT (Hazardeous Materials) bëri që në zemrat e më kuriozëve që ishin mbledhur të mos mbizotëronte më kurioziteti por frika. Ata njëqind studentë që mbaheshin brenda ndërtesës duhet ta kenë përjetuar më shumë. Një polic i cili kishte shpallur alarmin u tregonte ekipeve te HAZMAT se pranë ashensorit kishte matur dy herë të njejtin nivel radioaktiviteti. Interesant ishte se pranë ashensorit nuk kishte as edhe ndonjë mundësi për praninë e lëndëve radioaktive. Por konfirmimi i këtij radioaktiviteti dy herë përforconte thëniet e policit. Ndërsa ai shkon përsëri së bashku me HAZMAT brenda ndërtesës vrejne se radioaktiviteti ishte zhdukur. Habi! Pasi u kontrollua e gjithë ndërtesa u ve re se nuk kishte të bënte me ndonjë burim të rrezikshem. "Burimi" ishte një objekt levizës: një student i cili sapo ishte kthyer nga spitali ku kishte marrë mjekimin e tij dhe që më vonë priste ashensorin një kat me lart ku ishte bërë matja e radioaktivitetit. E gjithë ajo frikë u hoq si me dorë.
Pas dy javësh sërish një alarm i dyte. Një nga policët e të njëjtit universitet ndërsa patrullonte me makinen e tij veren se dedektori** i tij radioaktiv sinjalizoi për një burim të rrezikshem por që u zhduk me shpejtesi. I shqetësuar shikon se sapo kishte kaluar një makine dhe vendos t`i vihet pas. Pasi e ndalon shikon se kishte të bënte me katër shtetas ruse rreth të cilëve u shtua dyshimi pasi ata nuk dinin as anglisht. Polici mundohet tu bëjë disa pyejtje dhe kur ata kuptuan se bëhej fjalë per radioaktivitet qeshin dhe tregojnë njerin prej tyre. Ata më vonë shpjeguan se ishin ndaluar për herë të fundit për të njejtën arsye ndërsa dilnin nga aeroporti i Moskes. Ata shprehen edhe habinë se si u kapën nga një polic universiteti ndërsa kishin kaluar tre aeroporte të rëndësishëm në Amerikë "pa u vëne re". Personi radioaktiv kishte shqetësime nga gjendrrat tiroide dhe për to përdorte jod. Ndërsa jodi (I-127) ka shumë isotope që nuk jane radioaktive dhe që kane gjysmë-jete prej miliona vjetesh per gjendrrat tiroide përdoret jodi me masë 131 (I-131) që ka gjysëm-jete prej 8 ditesh. Dhe ky izotop cliron shumë grimca beta dhe bën që të kapet deri në një distance prej 20 metrash.
** Dedektor i cili kap edhe neutrone dhe protone. Prodhimi më i mire është bjellorus nga ku edhe sigurohet.